Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të largohet dhe të mos vjedhë më shqiptarët. Nga foltorja e protestës së sotme, Berisha u shpreh se kjo protestë është vetëm fillimi.
Ai u shpreh se Edi Rama me politikat që ka ndjekur ka ndërmarrë në 5 vite largimin e 540 mijë shqiptarëve nga Shqipëria.
“Sot pasuritë shfrytëzohen nga oligarkë të pashpirte të lidhur me qeveritë dhe rrogat tuaja nuk rriten, shkollat nuk përmirësohen, përkundrazi ju varfëroheni, sepse pasuritë jua kanë grabitur qeveritarët dhe klientela e tyre
Për të gjitha këtu, nga ky shesh, të bëj thirrje boll vodhe, ike, boll vodhe ike.
Miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik, sepse në rrezik është një komb që lind fëmijë për emigracion
Edi Rama me politikat që ka ndjekur ka ndërmarrë në 5 vite largimin e 540 mijë shqiptarëve nga Shqipëria.
Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket atij soji që vriste, që ekzekutonte, që burgoste qytetarët shqiptarë dhe që e dinte se ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenë hoxhistë. Për të gjitha këto qëndrime ne do ti presime tij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë”.


