Pothuajse një vit pasi Prokuroria shpalli pretencën për Arbër Çekajn, sot më në fund është dhënë vendimi.
Edhe pse në magazinat e tij u sekuestrua një sasi e frikshme prej 613 kg kokainë, ai do të bëjë vetëm 14 vite burg.
Çekaj u dënua me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfiton falje të dënimit dhe për këtë arsye do të vuajë vetëm 14 vite.
Avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha se i kishte kërkuar gjykatës që vendimi të bëhej me praninë e mediave.
Ai tha se nuk është pranuar asnjë kërkesë nga ana e gjykatës, ndërsa shtoi se gjyqtarja ka aplikuar për në Gjykatën e Apelit dhe se vendimet e këtyre gjyqtarëve bazohen mbi vendimet në dëm të të tjerëve.
“Gjykata ishte e pozicionuar që në fillim të procesit”, tha avokati.
Si Çekaj, ashtu edhe të dënuarit e tjerë kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Donaldo Lushaj është dënuar me 16 vite burg, por do të vuajë në qeli 10 vite e 8 muaj, ndërsa shoferi Armando Pezaku, u dënua me 13 vite burg, ndërsa do të vuajë 8 vite e 8 muaj.
Të gjithë ata do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Avokatët paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit kundër Krimit të Organizuar.


