• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP LAJMIN/ Skënder Brataj: Gjasat janë që virusi COVID-19 të shkatërrohet gjatë verës
Home
Sociale

JEP LAJMIN/ Skënder Brataj: Gjasat janë që virusi COVID-19 të shkatërrohet gjatë verës

5 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha në “Ilva Now” se duke parë ecurinë e viruseve të tjera në dy dekadat e fundit, COVID-19 mund të përfundojë ciklin e tij, dhe të shkatërrohet gjatë kësaj vere.

“Tani, unë nisem nga eksperienca e të gjithë sëmundjeve, që ne patëm në dy dekadat fundit si Sarsin dhe Mersin. Të dyja sëmundjet patën një agresivitet dhe vdekshmëri më të madhe se COVID-i tani. Këto dy infeksione që ishin e njëjta familje nuk patën një përsëritje dhe zgjatën 6 muaj. Ky virus do të bëjë ciklin e tij 6 mujor. Gripi është ai që shfaqet vit pas viti, por jo Sarsi dhe Mersi. Nuk është çudi që edhe ky virus në verë do të jetë drejt shkatërrimit për të gjitha këto kushte qe ne thamë”, tha ai.

Mjeku Brataj theksoi se masat e marra dhe distancimi social prodhoi uljen e shkallë së infektueshmërisë në vendin tonë. Ai renditi edhe faktorët që janë në favor të Shqipërisë, e cila sot ka një numër jo të madh të personave të infektuar.

“Virusi kur nuk gjen kushte detyrimisht shkatërrohet dhe nuk përcillet më, nuk mund të jesh mbartës si person i infektuar. Distancomi social solli uljen e sëmundjeve. Premisat janë shumë pozitive, nga rritja e temperaturës, popullsia më e re e Shqipërisë. Ajo që ne duam me lirimin e masave, është që le të ketë rritje e infeksionit me 0.2 për qind nuk është ky problemi. Problemi është që mos të kemi rritje drastike të numrit dhe mos të vihemi në kushtet se “kë duam të trajtojmë”, tha ai.

Zoti Brataj theksoi se vaksina ndaj COVID-19 do të jetë gati në një kohë relativisht të shkurtër.

“Unë mendoj se do të dalë shumë shpejt vaksina e covid-it, sepse ka vënë në gjunjë shtete të fuqishme”, tha Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKT ME THIKA DHE SENDE TË FORTA MES DY FAMILJEVE/ 3 të plagosur në Ksamil, policia dhe FNSH në vendngjarje
Previous article TËRMET NË JUGLINDJE/ Lëkundet Korça, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT