• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP LAJMIN/ Rama: Po negociojmë me Greqinë për njohjen e viteve të punës
Home
Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Po negociojmë me Greqinë për njohjen e viteve të punës

14 November, 2025 s.autor Politikë

Pas një rasti të ngritur nga një qytetar për njohjen e viteve të punës në shtetin grek, kryeministri Rama thotë se janë ngritur grupe negociatore dhe janë futur në bisedime me Greqinë me qëllim për të arritur njohjen e pensioneve si me Italinë.

Ndër të tjera, Rama shtoi se vendi ynë ka fondin më të vogël të pensioneve, për shkak të kontributeve të ulëta, si pasojë e informalitetit.

“Ky është një problem i madh për të gjithë ata që kanë punuar jashtë. Ata që kanë punuar në Greqi në këtë rast, sepse me shumë të drejtë, kur kthehen në Shqipëri dhe kur shohin pensionin, habiten dhe thonë si ka mundësi të më dalë pensioni kaq. Aq del. Një nga arsyet pse Shqipëria ka një problematikë më komplekse sesa vendet e tjera, është pikërisht kjo se duke qenë se shumë njerëz që në vitet 90 janë spostuar dhe kanë punuar jashtë, fondi ynë i pensioneve është më i dobëti në të gjithë rajonin sepse nuk ka pasur kontributorë. Në fund të ditës ne paguajmë sot qe jemi aktiv në sigurime prej të cilave fondi paguan ata që janë në pension. Gjeneratat që punojnë, punojnë për tu siguruar kur t’iu vijë dita, ndërkohë ata para i marri nata që janë në pension. Ky është një boshllëk i madh.

Nuk është përgjigja e duhur tek pyetja e gabuar përse ngrihen pagat e deputetëve.. Në fakt i kemi më të ulëta se kudo. Edhe sikur të supozojmë se po mbyllim parlamentin dhe po e mbledhim 3 herë në vit, ato janë një pikë uji në oqean në raport me nevojën që është për pensionet. Në aspektin e tyre që kanë punuar në Greqi, sfida është të mund të njihen.

Përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, guri i fundit i mozaikut. Me Italinë ia arritëm. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqi nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë. Sa të thjeshta duken gjërat kur ishe nga njëra anë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PLAGOS NË ATENTATIN NDAJ GILMANDO DANIT/ Muçi Shaljani ka ende dy plumba në kokë, ja si është gjendja e tij
Previous article PAKT I RI TREGTAR/ Tarifat amerikane ndaj Zvicrës ulen në 15%

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT