• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI GAZETARË”/ Si u parandalua sulmi terrorist në 2018 ditën e Nevruzit në Tiranë, Rama dëboi ambasadorin iranian
Home
Breaking News

“JEMI GAZETARË”/ Si u parandalua sulmi terrorist në 2018 ditën e Nevruzit në Tiranë, Rama dëboi ambasadorin iranian

23 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia shqiptare zbuloi një rrjet terrorist të drejtuar nga regjimi iranian i njësisë së forcave revolucionare “QUIDS” që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri. Kjo celulë kishte planifikuar në mars 2018 kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit. Por cfarë ndodhi atëherë dhe si u parandalua?

Dy iranianët e dyshuar që do të kryenin sulmin u kapën në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit në 22 mars të vitit 2018. Në momentin që u ndaluan nga policia ata thanë se janë gazetarë.

Iranianët me inicialet F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç u ndaluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit. Momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Dy iranianët kishin mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor. Ruajtja dhe survejimi i tyre është bërë pas sinjalizimit të ndërkombëtarëve, por pas ndalimit dhe marrjes në pyetje u liruan sërish, por u mbajtën nën vëzhgim duke sjellë zbulimin e rrjetit.

Nëntë muaj pas kësaj ngjarje, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit nga Tirana. Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat i kësaj ambasade u dëbuan me akuzën për cenim të sigurisë kombëtare.  Gholamhossein Mohammadnia akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENGESAT E FUNDIT/ E propozuara e Trump për ambasadore në Shqipëri në 29 Tetor para Senatit
Previous article MOTO GP/ Kampioni i botës: Ky motor s’bën për mua, por nuk largohem

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT