Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbërritën të mërkurën në Kiev. Ata kanë vizituar disa nga zonat e shkatërruara pranë kryeqytetit të Ukrainës, duke parë nga afër pasojat e shkaktuara nga pushtimi rus që ka nisur që prej 24 shkurtit të këtij viti.
Kryeministri Avbazoviç ka publikuar të tjera pamje teksa kanë bërë homazhe dhe për fëmijët që kanë humbur jetën nga lufta, duke vendosur arushë në nder të kujtimit të tyre.
“Paqja nuk ka çmim”, shkruan Abazovic në Instagram.
Ndërkohë në Tëitter, kryeministri malazez jep të tjera detaje.
“Ne vizituam gjithashtu qytetin #Irpin ku u shkatërruan 1100 familje. Qytetarët janë larguar kryesisht nga shtëpitë e tyre, infrastruktura është shkatërruar… Ne qëndrojmë pranë Ukrainës për humbjet e shumë jetëve njerëzore dhe vuajtjet që kanë kaluar prej muajsh. Paqja nuk ka çmim 🙏 @ediramaal
Menjëherë pas mbërritjes vizituam #Borodianka, një qytet që u shkatërrua në fillim të pushtimit. Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës. Së bashku me
@ediramaal ne lutemi për paqe dhe qëndrojmë të vendosur me qytetarët e Ukrainës”.




