• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Ambasadori shqiptar përplaset me atë rus në OKB: Mos e përmend Ramush Haradinajn se ai nuk u fsheh
Home
Politikë

DEBATI/ Ambasadori shqiptar përplaset me atë rus në OKB: Mos e përmend Ramush Haradinajn se ai nuk u fsheh

15 June, 2022 s.autor Politikë

Mos e përmend Ramush Haradinajn se ai nuk u fsheh, la postin e kryeministrit, dhe shkoi vetë në Hagë kur u akuzua – a janë gati rusët e akuzuar për krime lufte të bëjnë të njëjtën gjë?

Në seancën e djeshme në Këshillin e Sigurimit për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës, Shqipëria kishte shumë për të thënë.

Ambasadori Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës.

Ai bëri thirrje që puna e drejtësisë të vazhdojë dhe të mos ketë afate skadimi, por nënvizoi edhe një pikë tjetër. Veprimi i drejtësisë ndaj krimeve të luftës nuk do të ketë sukses, nëse vazhdohet me glorifikimin e kriminelëve, kur udhëheqës politikë përpiqen të manipulojnë historinë dhe të pretendojnë se krimet madhore në vende si Vukovar, Srebrenicë, Reçak etj nuk kanë ndodhur.

Në fund, duke iu përgjigjur aludimeve nga pala ruse për përfshirje të Shqipërisë dhe shqiptarëve në krime lufte, ai tha se kjo ishte një “ovërdozë e një fantazie të sëmurë”.

“Kjo që dëgjuat për vendin tim”, tha Ambasadori Hoxha, “ka po aq besueshmëri sa ato që dëgjuat po nga ky delegacion se si ‘në Ukrainë nuk ka luftë’ apo se ‘ukrainasit po vrasin veten”.

Ai i tha delegacionit rus që të mos e zinte në gojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinajn sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm.

“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë.”

“A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha Ambasadori Ferit Hoxha.

Me siguri akuzat ruse kishin të bënin me tymnajën për “shtëpinë e verdhë” në Shqipëri dhe të tjera maskarada të përfshira në raportin famëkeq të Dick Marty-t.

Gjykata për Krimet e Luftës në Jugosllavi ka kryer hetime të gjera në Shqipëri, tha ambasadori. “Hetime në mënyrë të lirë, të hapur dhe nuk gjeti asgjë. As atëhere, as më vonë, e asnjëherë, për arsyen e thjeshtë se ato akuza ishin pa asnjë bazë. Faleminderit!”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARTA E RE GJYQËSORE/ “Mendohuni mirë kur të martoheni”, deputeti i PD: Në Tiranë do 2 vjet të divorcohesh...
Previous article "JEMI DËSHMITARË TË FERRIT..."/ Rama dhe Abazoviç vendosin arushë në nder të fëmijëve që humbën jetën nga pushtimi rus në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT