• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEHONA/ “ZERI I AMERIKES”: Edi Rama, do jetë ministër i Jashtëm, të paktën për disa muaj
Home
Shqipëri

JEHONA/ “ZERI I AMERIKES”: Edi Rama, do jetë ministër i Jashtëm, të paktën për disa muaj

14 January, 2019 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Në Shqipëri, kryeministri Rama njoftoi sot se do të jetë ai vetë që do të mbulojë dhe detyrën e ministrit të ri të Jashtëm të vendit. Vendimi i tij vjen pasi javën e shkuar presidenti Ilir Meta refuzoi të emëronte kandidaturën e zotit Gent Cakaj. Një veprim që për qeverinë “është antikushtetues”, sikundër dhe mos shkarkimi i ministrit në detyrë Ditmir Bushati. Për të dy rastet, kryeministri Rama, u shpreh sot përmes një postimi në Twitter, se do t’i drejtohet Gjykatës së re Kushtetuese.

Aktualisht Gjykata është jashtë funksionit duke qenë se ka mbetur vetëm me një anëtar, Vitore Tushen, pasi të tjerët, një pjesë kishin dhënë më parë dorëheqjen, ndërsa një pjesë, përfshirë dhe kryetarin Bashkim Dedja, u rrëzua gjatë procesit të rivlerësimit.

Kompletimi i Gjykatës Kushtetuese me anëtarët e rinj do të dojë së paku disa muaj. Deri atëherë, siç nënvizon në postimin e tij, kryeministri Rama do të jetë “ de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.

Përveç kërkesës për emërimin e tij, zoti Rama mësohet të ketë dërguar në presidencë dhe kërkesën e re për shkarkimin e zotit Bushati. Në këtë mënyrë duket se kapërcehet ngërçi i krijuar, ndonëse bëhet fjalë për një zgjidhje të përkohshme.

Vendimi i zotit Meta, shkaktoi një përplasje të fortë mes tij dhe kreut të Qeverisë. Në fundjavë, përmes një postimi në Facebook, zoti Meta u shpreh se “sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Sipas presidentit, Partia socialiste por dhe vendi kanë kapacitete dhe diplomatë të sprovuar të cilët mund të drejtojnë politikën e jashtme të vendit, duke venë në dukje në këtë mënyrë moshën e re dhe mungesën e përvojës së zotit Cakaj.

Kryeministri nga ana e tij, u përgjigj përmes një postimi në Twitter duke shkruar se nuk do të merret më me “një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit”, ndërsa shtoi se “Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN HOXHA DHE BERISHA NË "BOKS"/ Rrjetet sociale TALLEN keq pas sherrit... (FOTO)
Previous article SFIDA NDAJ "ZONJËS SË VJETËR"/ Braziliani dhe argjentinasi i Milanit trembin Alex Sandron

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT