• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JE I MBARUAR, S’TË SHPËTON MË AS EDI RAMA”/ Berisha: Basha, anëtar organizate kriminale në Belgjikë. Dorëhiqu
Home
Politikë

“JE I MBARUAR, S’TË SHPËTON MË AS EDI RAMA”/ Berisha: Basha, anëtar organizate kriminale në Belgjikë. Dorëhiqu

3 December, 2021 Delo.autor Politikë

Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Bilisht ka folur sërish për përfshirjen e Lulzim Bashës në çështjen e Toyota Yaris. Berisha nuk i ndahet Bashës dhe i kërkon vazhdimisht që të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjeve.

Në fjalën e tij, Berisha tha se dosjen ia ka mbyllur Rama në Prokurorinë e Tiranës, por në Prokruorinë e Belgjikës, kreu aktual i PD  rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale.

“Në foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për Toyota Yaris, për dosjen në Muzinë, sikundër ju garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe projekti i Emirateve në Durrës nuk do të3 zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme politike e vendit. Por do të ndalemi për një moment, ish ministri ynë i brendshëm deklaroi një ditë në parlament se ditën e shtunë do vijnë me një seri Toyotash dhe do i presë Taulant Balla, deklaratë e cila në pamje të parë të dukej si fantazi.

E pyes i them zotëri, si e bëre këtë deklaratë. Thoshte e sigurt që vijnë. Si mund të dekonspirosh se futesh në vorbullin e kësaj organizate kriminale. Kjo do të thotë paralajmërim i atyre që të mos flinin për tu pritur dhe dështim i operacionit. Jo tha se i ndjekin me GPS. Doli fjalë për fjalë por ata që duhet ti prisnin nuk dolën, ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari, për të gjithë atë aferë dënohet një njeri. Kjo do të thotë që Rama ia mbylli dosjen kryetarit. Mirëpo i kishte rrënjët në Belgjikë.

Prokuroria e Belgjikës kishte nisur hetimet. Pra nëse i Rama i mbylli pengut dosjen e Tiranës, atë nuk e mbyllte dot. Dua ti kërkoj dhe njëherë në emër tuaj, jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri por me atë në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi, ikonë e teatrit
Previous article "DONALDI KA PËR TË RËNË"/ Meridiani flet për lidhjen e aktorit me Beatrixin

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT