• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi, ikonë e teatrit
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi, ikonë e teatrit

3 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi, ikonë e teatrit shqiptar.

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Ajo do të debutonte në skenë që në moshë të re. Në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Pas lajmit të hidhur ka reaguar shkrimtarja Elvira Dones, që shkruan: “Nga një postim i djalit të saj Eldonit sapo mësova se Edi Luarasi ka ndërruar jetë. Nuk ishte thjesht një aktore e shkëlqyer. Mbi të gjitha ajo ishte një partnere e shkëlqyeshme e jetës dhe një nënë e mrekullueshme për Lean dhe Eldonin“.

Po ashtu, një reagim ka ardhur edhe nga profesori Përparim Kabo, i cili shkruan: ““Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj…Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor…Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe…Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë…Lamtumirë fisnike…
Panetoni të pret Mihali të pret…. pkabo 3 dhjetor 2021”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Varianti i ri Omicron është deri në 6 herë më ngjitës se Delta
Previous article "JE I MBARUAR, S'TË SHPËTON MË AS EDI RAMA"/ Berisha: Basha, anëtar organizate kriminale në Belgjikë. Dorëhiqu

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT