• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JAVA E EUROPËS/ Soreca: Të rinjtë shqiptarë e kanë të ardhmen në BE
Home
Politikë

JAVA E EUROPËS/ Soreca: Të rinjtë shqiptarë e kanë të ardhmen në BE

3 May, 2019 k.autor Politikë

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i ka kushtuar një mesazh të rinjve shqiptasre me rastin e Javës së Evropës.

Diplomati evropian thotë se e ardhmja e të rinjve është në BE. “Me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Evropë. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit – dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Evropian. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta”, thuhet në mesazhin e Sorecës.

Mesazhi i plotë i Luigi Sorecës- Me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Evropë. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit – dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Evropian. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta. Për ne, kjo do të thotë të bëjmë më shumë për t’i përfshirë të rinjtë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Për të përgatitur Javën e Evropës 2019, ne jemi angazhuar me shkollat, universitetet dhe organizatat rinore për të krijuar hapësira dialogu. Hapësira ku mund të diskutohen prioritetet, ndjenjat rreth Bashkimit Evropian, shpresat dhe shqetësimet e të rinjve. Në vitin 2019, u prezantua një Strategji e re Evropiane për Rininë që të rinjtë të artikulonin prioritetet e tyre dhe të merrnin pjesë në politikë-bërjen e BE-së. Java e Evropës 2019 shënon fillimin e këtij dialogu të strukturuar me BE-në në Shqipëri.

Çdo ditë unë takoj të rinj shqiptarë të cilët janë aktivë, të përkushtuar dhe plot iniciativë. Java e Evropës 2019 është për ata. Ne duhet t’u njohim meritat të rinjve që dalin vullnetarë për të mbështetur njerëzit në nevojë, për të ruajtur natyrën ose, thjesht, që janë të përkushtuar për të ndihmuar komunitetin e tyre. Demokracia lulëzon përmes vullnetarizmit dhe altruizmit.

Gjatë Javës së Evropës 2019, të rinjtë do të jenë në zemër të integrimit të Shqipërisë në BE. Le ta çlirojmë Fuqinë e Rinisë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UEFA ZBULON 11 MË TË MIRËT/ Një shqiptar në formacionin e javës tek Europa Leagues (FOTO)
Previous article SONDAZHI/ Shqiptarët përdorin telefonin për tu njohur me lajmet, televizori...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT