• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM SËMURË NUK RRI DOT NË BURG”/ “Krimet e Rënda” rikthejnë ish-drejtorin e RRUGËVE në qeli: Nuk ka probleme
Home
Aktualitet
Drejtësi

“JAM SËMURË NUK RRI DOT NË BURG”/ “Krimet e Rënda” rikthejnë ish-drejtorin e RRUGËVE në qeli: Nuk ka probleme

2 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të rikthyer në burg Dashamir Xhikën, ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili akuzohet për megaskandalin e korrupsionit me rrugën Tiranë-Elbasan. Kujtojmë se në fillim të verës, shkalla e parë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Xhikën, i cili pretendon se ka probleme me shëndetin. Mirëpo, Prokuroria e Krimeve të Rënda iu drejtua menjëherë Apelit të Krimeve të Rënda, duke kërkuar rikthimin në qeli të Dashamir Xhikës. Treshja e Krimeve të Rënda, pranoi ditën e djeshme kërkesën e Prokurorisë për rikthimin në burg të Xhikës.

Sipas Prokurorisë, sëmundja nuk i rrezikon jetën ish-kreut të ARRSH-së dhe se për shkak të shumës së konsiderueshme të abuzuar me rrugën, Xhika rrezikon të prishë provat në masë tjetër sigurimi. Tashmë që Gjykata e Lartë është paralizuar, rekursi i Xhikës atje ka mbetur pezull. Pas vendimit të Gjykatës, Policia e ka ekzekutuar menjëherë atë, duke e rikthyer në qeli ish-zyrtarin e rrugëve. “Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘Arrest në shtëpi’, në ‘Arrest me burg’ në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar).

Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të ‘Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal”, shkruan një njoftim zyrtar i Policisë së Tiranës. Më 26 qershor, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që të lirojë nga burgu ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhikën. Ky i fundit mbahej prej muajsh në burg për skandalin e abuzimeve me rrugën “TiranëElbasan”. Kështu, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Ilirjana Olldashi vendosi që të ndryshonte masën për Xhikën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Mbrojtja pati argumentuar se Xhika kishte probleme me shëndetin dhe nuk përbënte rrezik për shoqërinë, nuk rrezikonte të largohen apo të përsërisë të njëjtën vepër penale për të cilën po hetohet. Ndërkohë, hetimet për rastin vazhdojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

HETIMET

Dëmi i vlerësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzimet me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan ku nën akuzë janë edhe Albens Alite dhe Aksel Qurduka veç Xhikës, kap shifrën e 37 milionë dollarëve. Këto para janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga këta persona dhe të tjerë që janë nën hetim. Tre ish-zyrtarët kanë bërë disa amendime të kontratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë edhe dëme. Gjithashtu, Prokuroria evidenton si një shkelje të rëndë, edhe kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë një burim financiar. Kjo shkelje është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të Dashamir Xhikës, ku në një moment të dytë, është bërë likuidimi i firmave për punime të kryera më parë. Ligji e ka të përcaktuar qartë se punimet kryhen pas lëvrimit të fondeve dhe jo para tyre. Prokuroria thotë se Xhika ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një tjetër shkelje është edhe situata e krijuar pas rrëshqitjeve të dherave në vitin 2014. Për këtë situatë, ka pasur vonesa në vendimmarrje për zgjidhjen teknike të problematikës nga Këshilli Teknik i ARRSH-së. Por, pavarësisht këtyre shkeljeve të konstatuara, si nga auditi i Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, ashtu edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dy prej ish-zyrtarëve, Qurduka dhe Alite, i kanë mohuar akuzat në seancën e marrjes në pyetje. Tashmë mbetet që të merret në pyetje edhe Xhika, që po hetohet edhe në Elbasan, për një tjetër abuzim me rrugët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET INTERI/ NAINGGOLAN ka pësur një tjetër DËMTIM, pritet të MUNGOJË deri...
Previous article Xherdan XHAQIRI jo vetëm një futbollist, ja çfarë bën me Dafina Zeqirin (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT