• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM MIRË…”/ U infektua nga COVID, Zamira Kita: Mos mendoni se u prekët nga virusi dhe u erdhi vdekja. Unë dhe burri im…
Home
Sociale

“JAM MIRË…”/ U infektua nga COVID, Zamira Kita: Mos mendoni se u prekët nga virusi dhe u erdhi vdekja. Unë dhe burri im…

8 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

12 ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për drejtoreshën e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita e cila po luftonte me COVID-in, së bashku me bashkëshortin e saj. “Jam mirë” është kujdesur që të theksojë në intervistën e Report Tv për të qetësuar të gjithë që e njohin, por edhe një mesazh shumë të fortë për qytetarët që të mos panikosen dhe të mendojnë se nëse infektohet nga COVID-i “u erdhi vdekja”. Ajo ka një apel shumë të fortë për të gjithë!

“Jam mirë, besoj se kam kaluar. Jemi të gjithë mirë dhe ai është shumë mirë, besoj që i ka kaluar më të keqen. Marr përsipër të komunikoj që t’u them se jam mirëdhe ata që me shumë shqetësim ndjekin ecurinë e COVID, mos neglizhoni asnjë shenjë, një kollë, një këputje, menjëherë njoftoni mjekun. Nuk është për të pasur panik. Sëmuresh me COVID dhe të gjithë mendojnë tani “kur do vdesin”. Nuk është kështu, bashkëshorti është me diabet me sëmundje shoqëruese, por nuk pati problem. Falenderoj doktoreshë Dianën, Blertë spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe Pëllumb Piperon që më ka mbajtur lart me humorin. Spitali i bëri mirë tim shoqi, mos kini frikë të shkoni në spital, spitali iu shëron”, tha Kita në intervistën për Report Tv.

Edhe pse nga shtëpia e karantinuar, ajo ka ndjekur organizimin e festivalit të komedisë “Koko Fest”, me qëllimin e vetëm që “arti të mos vdesë nga COVID-i”. Ky festival, sqaron Kita, është bërë në respekt të të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së COVID, ku ruhet distanca, mbahet maskë, u matet temperatura spekatotrëve. Megjithatë ajo shprehet se ka mbetur e zhgënjyer pasi për këtë festivali nuk ka pasur fare mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

“Ne nuk e kemi ndaluar për asnjë moment aktivitetin kulturor, jemi përpjekur të punojmë në kushte që të marrim masa për parandalimin e COVID, kemi bërë shfaqje me maska dhe distancë. Kam 12 ditë që nuk jam se jam sëmurë, por e realizuam “Koko Fest”, ka shumë publik, të qeshura, publiku ka maska, u masim temperaturën, kemi emra shumë të mirë si juri. Për të mos vdekur jetën artistike, ne jemi në këmbë ta realizojmë. E kam vijuar punën nga shtëpia. “Koko festin” Bashkia e qytetin e mbështeti, e kishim në vitin e 70 vjetorin e Teatrit, na mbështeti dhe nga ana njerëzore dhe financiare. Ministria e Kulturës nuk më mbështeti fare, u kam thënë se është një aktivitet që nuk duhet të ndalohet. Nuk më braktisën bizneset e Korçës”, përfundoi Kita në intervistën për Report Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KAM NJOHUR PERSONALISHT..."/ Rama tregon si Covid i mori jetën mikut të tij: Humbi jetën edhe pse ishte i ri
Previous article TRE JAVË I ZHDUKUR/ Policia britanike e shqetësuar për 17-vjeçarin shqiptar. Ja apeli për këdo që ka informacione (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT