• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM I SËMURË…”/ Pse Gjykata e Lartë nuk pranoi t’i hiqet dënimi ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla
Home
Breaking News

“JAM I SËMURË…”/ Pse Gjykata e Lartë nuk pranoi t’i hiqet dënimi ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla

23 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për pezullim të vendimit.

Trupa e përbërë nga anëtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, vendosi mospranim të kërkesës.

Kërkesa e Adriatik Llallës lidhej me pezullimin e dënimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së me arsyetimin se ai është i sëmurë dhe duhet patjetër të jetë i lirë të kurohet.

Por shkalla më e lartë e gjykimit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke e lënë sërish në fuqi atë masë dënimi prej 2 vitesh burg dhe 5 vitesh pa të drejtë për të ushtruar funksione publike. Në krah të tij ka dalë avokati mbrojtës, Sokol Hazizaj, i cili e ka quajtur të pakuptimtë mospranimit e kërkesës për klientin e tij.

Ai pretendon se Gjykata e Apelit në Romë i ka pranuar faktet e gjendjes së tij shëndetësore të rënduar dhe ka refuzuar, në një farë mënyre, kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim e Llallës në vendin tonë.

Dhe duke pasur parasysh se Italia e ka njohur gjendjen e tij shëndetësore të rënduar, duhet ta njohin edhe gjykatat shqiptare. Në fakt u tha se Adriatik Llalla zgjodhi Italinë t’ua besonte “hallin” e vet në momentin kur Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë dhe u shpall në kërkim.

Autoritetet italiane njoftuan se i kërkuari i Shqipërisë ishte ndaluar në Romë, por ai do të mbahej në mbikëqyrje derisa të përfundonin të gjithë hapat ligjorë të ndërmarrë për shkak se ai vuan nga një sëmundje e rëndë.

HETIMI

Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës, si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu, ndaj ishkryeprokurorit Gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë në periferi të Tiranës. Në vendimin e saj, Apeli i GJKKO-së, thotë se ish-kreu i Akuzës për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë Adriatik Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata italiane pas kërkesës së Shqipërisë që kërkon ekstradimin e tij.

Llalla është përfaqëson nivelin më të lartë të një funksionari shteti të hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë, ndonëse ai gjithnjë i refuzoi akuzat e Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON PAMJET NGA STADIUMI I RI I KUKËSIT/ Rama: Sot pret sportdashësit për lojën e parë në fushën e rilindur, pasqyrë e…
Previous article PAMJET/ E përjetoi tërmetin teksa po jepte lajmet, ja si reagon gazetarja boshnjake

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT