Pronari i një Audi A4 ishte i sigurt. Makina që kishte parë përreth ishte e tij, edhe pse me një targë tjetër. Hajdutët e kishin vjedhur në Osio Sotto, natën ndërmjet 29 dhe 30 gushtit 2018.
Dy muaj më vonë, me atë Audi, Ervis Nikolli, 25 vjeç, shqiptar, përplaset me një Opel Mokka, në Pontirolo Nuovo. Pas aksidentit, ai mundohet të ikë në këmbë.
Në makinë ka doreza, pinca, thika, gurë fresibël dhe materiale të tjera.
I riu i arrestuar pretendon të jetë grek, por me emrin e tij të vërtetë rezulton nën arrest shtëpiak me urdhër të gjyqtarit hetues të Milanos, ndërsa duhet të vuante hetimin me një vit e gjysmë në Verona. Akuzat janë të njëjta; vjedhje!
Tani, dënimi i shtohet edhe me katër vite dhe dy muaj pas dy grabitjeve në Osio Sotto, më 28 gusht dhe natën midis 29 dhe 30 gushtit.
Për shqiptarin, ishte e vështirë të mohohej veçanërisht vjedhja e Audit, me të cilën u përfshi në aksident.
“Corriere” shkruan se shqiptari i arrestuar, ishte i pranishëm në seancë por nuk tha asnjë fjalë.
Por, këto nuk janë akuzat e vetme që rëndojnë mbi të. Një gjurmë ADN-je e gjetur në një kapele në vendin e një vjedhje tjetër mund të rëndojë pozitat e tij.
Ai është i arrestuari i vetëm i një grupi hajdutësh që besohet se përbëhet nga tre ose katër persona. Një tjetër është arratisur në muajin shkurt.
Në tre muaj, midis gushtit dhe tetorit të vitit të shkuar ata grabitën rreth 30 mijë euro mallra. Ata kryenin aksione të shpejta duke komunikuar midis tyre me radio, duke shmangur në këtë mënyrë përdorimin e celularëve çka mund të përgjoheshin.