• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Iu sekuestruan pronat nga Greqia, Bushati: Tre kategoritë që përfitojnë nga heqja e ligjit të luftës
Home
Shqipëri

Iu sekuestruan pronat nga Greqia, Bushati: Tre kategoritë që përfitojnë nga heqja e ligjit të luftës

29 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u shpreh optimist se shumë shpejt ligji i luftës me Greqinë do të shfuqizohet.

Në një intervistë për ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Bushati theksoi se nga heqja e ligjit të luftës tre kategori që iu janë konfiskuar pronat gjatë viteve 40 nga Greqia, do të kenë ‘benefitet’ e tyre.

Kryediplomati shqiptar tha se kategoritë që përfitojnë nga shfyqizimi i ligjit janë; shtetasit shqiptarë që u janë sekuestruar pronat në vitet 40, pronat e shtetasve shqiptare me kombësi greke dhe pronat e shtetit shqiptar.

“Ne kemi rënë dakord në princip për mënyrën se si do të shkohet drejt heqjes ligjit të luftës. Sa i takon pasojave të ligjit të luftës ska nevojë për komente. Për pasoja ligjore më lejoni që të jem i qartë, bëhet fjalë për tre kategori.

Në këtë pikë ka pasur në disa raste mungesë informacioni dhe spekulime. Bëhet fjalë për tre kategori, me vendosjen e ligjit të luftës u vendosën nën sekuestro prona të shqiptarëve, prona të shtetasve shqiptare me kombësi greke dhe prona të shtetit shqiptar. Që pritet të përfitojnë nga sghfyrimi i ligjit ë luftës.

Kemi bërë edhe konsulta me ekspertë për të gjitha pengesat ligjore. Por meqë ka pasur një spekulim të dytë, heqja e ligjit të luftës ska lidhje me pronat që pretendon komuniteti çam. Ligji i luftës është vendosur në vitin 40, ndërkohë konfiskimi i pronave të çamëve kanë ndodhur në vitin 46.

Nëse sot abrogohet ligji luftës, çdo shqiptar dhe ato të shtetit shqiptar, kanë të drejtën që të kërkojnë pronën dhe gëzimin e saj.

S’besoj se do ketë veprime prapavepruese ky ligj. Detyrua jonë është për të punuar papushim në mënyrë që të gjitha barrierat ekzistuese të bien dhe shqiptarët të kenë mundësi që t’i drejtohen gëzimit të pronës.

Në atë dosje që kemi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi mund të ketë prona ende të pashfrytëzuara, në raste të tilla legjislacioni civil përcakton mekanizmat e duhura. Sot për sot në rast se mua apo familjes time i është sekuestruar prona bazuar ligjit të luftës, nëse unë i drejtohem një instance përgjegjëse në Greqi, skam të drejtën që të më njihet prona. Kjo për shkak të pengesës që imponon ligji i luftës.

Në momentin që shfrytëzohet dekreti mbretëror, çdo shtetasit shqiptar i lind e drejta të marrin pronën.

Komunitetit cam si lind e drejta pasi nisi më vonë konfiskimi i pronave të tyre. Këta shtetas nuk lejoheshin të hynin në territorin grek”, tha Bushati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngjarje e rëndë në spital, rezonanca "përpin" burrin
Previous article Studiuesi tregon shtetin që ka nxjerrë online emrat e bashkëpunëtorëve të ish-policisë sekrete

g.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT