• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU SEKUESTRUAN PALLATET PAS AKUZAVE PËR NDËRTIM PA LEJE/ Shpallen të pafajshëm dy zyrtarët dhe biznesmeni në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

IU SEKUESTRUAN PALLATET PAS AKUZAVE PËR NDËRTIM PA LEJE/ Shpallen të pafajshëm dy zyrtarët dhe biznesmeni në Lezhë

31 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Lezhë, Bardh Rica dhe ish-drejtori i Urbanistikës së këtij institucioni, Nik Sokoli, u liruan nga akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe ndërtimit të paligjshëm. Gjykata e Lezhës ndërkohë shpalli të pafajshëm biznesmenin Agustin Uldedaj, për të njëjtat akuza. Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artan Hajredinaj, sendet e sekuestruara në 2018-ën, iu kthyen personave dhe institucioneve që u përkasin.

Gjyqtari Hajredinaj rrëzoi kërkesën për dënimin me kusht të Uldedajt, Ricës dhe Sokolit, bërë nga prokurori Arben Agovi vetëm pak kohë para se të transferohej në Prokurorinë e Tiranës. Agovi, po ashtu, kishte kërkuar edhe konfiskimin e dy palleteve pesë dhe shtatë katësh në zonën turistike të Kunës në Shëngjin, që sipas organit të akuzës ishin me leje ndërtimi të falsifikuar. Pas shqyrtimit të çështjes në themel që zgjati për rreth 1 vit, Gjykata e Lezhës doli në konkluzionin se nuk ka element te veprës penale. Hetimet në lidhje me rastin nisën në vitin 2018 dhe sipas dosjes hetimore u arrit të provohet se këto objekte kanë leje ndërtimi të falsifikuar dhe në kundërshtim me ligjin.

Me vendimin Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë u vendos masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për këta objekte të cilat në atë kohë ishin në ndërtim. Vendimi i Shkallës së Parë u prish nga Gjykata e Apelit Shkodër, duke i hapur rrugë ndërtimit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I MERRTE PERSONALE..."/ Banorët flasin për Egzonën: Nuk do të zgjaste dhe po të kishte hyrë në fillim
Previous article I DËNUAR ME 14 VITE BURG/ Kapet lezhjani, pjesë e bandës së drogës: I gjendet radio policie

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT