• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME 14 VITE BURG/ Kapet lezhjani, pjesë e bandës së drogës: I gjendet radio policie
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR ME 14 VITE BURG/ Kapet lezhjani, pjesë e bandës së drogës: I gjendet radio policie

31 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

33 vjeçari Fatjon Marku, i dënuar me 14 vite burg për shitje droge e grup të strukturuar kriminal është arrestuar nga policia në Lezhë. Uniformat blu organizuan aksionin “Baofeng” pasi morën informacion se Marku, po udhëtonte me makinë në drejtim të Lezhës.

“Gjatë operacionit”BAOFENG” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Fatjon Marku, 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar si pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin F. K., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por pas disa minutash ndjekjeje, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, është bërë i mundur ndalimi i mjetit. Shtetasi Fatjon Marku ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2018, I ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, me vendimin e datës 28.12.2021, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka dënuar me 14 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 33 vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të policisë. Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i makinës Florin Kola, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

I riu nga Lezha akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU SEKUESTRUAN PALLATET PAS AKUZAVE PËR NDËRTIM PA LEJE/ Shpallen të pafajshëm dy zyrtarët dhe biznesmeni në Lezhë
Previous article "SI ZBRISTE TEMPERATURA"/ Mes të shtruarve në Infektiv dhe një 17-vjeçar. Daja: S’ka sëmundje...

s.autor

Postime të ngjashme

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë Aktualitet

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT