• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALIA “ZONË E KUQE” PREJ KORONAVIRUSIT/ Gruaja e bllokuar në shtëpi me trupin e burrit të saj të vdekur nga epidemia, thërret për ndihmë nga ballkoni
Home
Nderkombetare

ITALIA “ZONË E KUQE” PREJ KORONAVIRUSIT/ Gruaja e bllokuar në shtëpi me trupin e burrit të saj të vdekur nga epidemia, thërret për ndihmë nga ballkoni

11 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një grua italiane nuk ka qenë në gjendje të largohet nga banesa e saj, ku ndodhet edhe trupi i pajetë i bashkëshortit për shkak të kufizimeve të karantinës. Burri, i cili kishte testuar pozitivisht për koronavirus më parë, vdiq të hënën në 2 të mëngjesit me kohën lokale.

Lajmi tragjik është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku  i Borghetto Santo Spirito, Giancarlo Canepa i cili tha se: “Po, është e vërtetë që ajo është akoma atje me trupin dhe ne nuk do të jemi në gjendje ta heqim atë deri në mëngjesin e së mërkurës,” tha kryebashkiaku.

Canepa tha se protokolli i karantinës thotë se askush nuk lejohet t’i afrohet trupit.

“Fatkeqësisht, ne kemi një protokoll sigurie që duhet ta ndjekim,” tha ai. Kryebashkiaku tha gjithashtu se burri nuk pranoi të dërgohej në spitalin lokal për shërim, “përndryshe, kjo nuk do të ndodhte”.

Historia ka bërë tituj në Itali, ndërsa flitej për gruan e dëshpëruar e cila qëndronte mbyllur me trupin e vdekur të burrit të saj për orë të tëra.

Stacioni televiziv lokal IVG.IT postoi intervista me video me fqinjët e gruas që sapo kishin zbuluar se fqinji i tyre kishte vdekur.

“Tani për tani gjëja më e rëndësishme është të mendoni për këtë zonjë, e vetme me trupin e burrit të saj… Askush nuk mund të afrohet ta ndihmojë dhe as ta ngushëllojë. Shpresojmë që kjo të zgjidhet shpejt. Ngushëllimet tona për të, ” ka thënë njëri nga fqinjët.

IVG.IT raportoi se anëtarët e familjes së këtij burri janë të dëshpëruar dhe se e veja e tij ka qarë për ndihmë nga ballkoni i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mbyllen mbi 500 lokale në të gjithë Shqipërinë, palestra, bilardo e diskoteka (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Si i ka prekur moshat e ndryshme epidemia në Itali (SHIFRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta Botë

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT