• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mbyllen mbi 500 lokale në të gjithë Shqipërinë, palestra, bilardo e diskoteka (VIDEO)
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI/ Mbyllen mbi 500 lokale në të gjithë Shqipërinë, palestra, bilardo e diskoteka (VIDEO)

11 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Qindra lokale, palestra, bilardo e disko janë mbyllur nga policia në orët e mbrëmjes, pasi nuk respektuan rregullat e reja të qeverisë pas rasteve pozitive me koronavirus në vendin tonë.

Të gjitha diskotekat, palestrat dhe ambientet e mbyllura me shumë njerëz, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill. Ndërkohë baret e mbyllura nga Policia, janë ato që nuk kanë respektuar rregullat e reja duke mbajtur tavolinat 2 metra larg njëra-tjetrës dhe karriget 1 metër distancë.

Në të gjithë vendin u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në zbatim të këtij telegrami, prej  mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave.

“Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore“, thuhet në një njoftim të policisë.

Ndërkohë, ka edhe nga ato lokale që edhe pse nuk e kanë të detyrueshme të mbyllen, kanë zgjedhur të ndërgjegjësohen duke u mbyllur lokalet deri më 3 prill, ndoshta kjo edhe për shkak se mund të mos kenë hapësira për të respektuar distancën 2 metra nga njëra tavolinë tek tjetra.

1583911739_sensibilizimlokalet001.jpg

/Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA "ZONË E KUQE" PREJ KORONAVIRUSIT/ Gjithçka e mbyllur për 15 ditë? Lombardia planifikon të përdorë modelin e Wuhan. Zero infeksione në Codogno
Previous article ITALIA "ZONË E KUQE" PREJ KORONAVIRUSIT/ Gruaja e bllokuar në shtëpi me trupin e burrit të saj të vdekur nga epidemia, thërret për ndihmë nga ballkoni

Delo.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT