3 persona janë të dyshuar si bashkëpunëtorë të Nuredin Dumanit i cili u arrestua në Fier mbrëmjen e djeshme, në një apartament ku ndodhej i plagosur pas përplasjes me armë në fshatin Papër në Elbasan.
I arrestuar si përkrahës i Dumanit është Henrik Hoxhaj, ndërsa 2 persona të tjerë janë ndaluar në komisariatin e Fierit pasi ende nuk është saktësuar pozicioni i tyre. Hoxhaj nuk është kapur në ambientet e banesës ku u arrestua Dumani, por jashtë pallatit të tij. Sipas policisë ka prova që e implikojnë atë si bashkëpunëtor apo përkrahës të Dumanit.
2 të shoqëruarit e tjerë dyshohet se që do e largonin Dumanin nga Fieri në drejtim të një qyteti tjetër pasi të mjekonte plagët.
I shumëkërkuari Nuredin Dumani është vënë në pranga dje në mbrëmje nga RENEA në një banesë në lagjen Apoloni, ndërsa ishte i plagosur dhe i armatosur. Dyshohet se aty po merrte ndihmë mjekësore ambulatore fshehtas, pasi ishte plagosur më armë zjarri pas përplasjes me armë në afërsi të Paprit.