• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO KRYEJ VETËVRASJE”/ Zhvatën 4.7 mln euro nga qindra italianë përmes mashtrimit, zbardhen telefonatat, ‘viktima’: Kam investuar 31 mijë euro…
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO KRYEJ VETËVRASJE”/ Zhvatën 4.7 mln euro nga qindra italianë përmes mashtrimit, zbardhen telefonatat, ‘viktima’: Kam investuar 31 mijë euro…

22 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Top Channel ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i investuan në kriptovalutë

Grupi kriminal që menaxhonte Call Center-a në Tiranë, mashtronin qindra italianë për investim në bursë dhe u zhvatnin paratë.

Në dosjen e zbardhur nga Top Channel, zbardhen disa biseda të kryera përmes operatorëve të call centerave dhe ‘viktimave’ që binin pre e mashtrimeve. Dëmi ekonomik ishte aq i madh, sa një prej tyre ka deklaruar në telefonatë se do vriste veten pasi kishte humbur shumën 31 mijë euro.

“Në datën 3 nëntor 2020, në orën 19:07. Stabile flet me Irinën, duke qarë dhe i ankohet për investimin me shumën 31 mijë euro dhe në nuk ka më para pasi rrezikoi gjithçka që kishte dhe po mendon vetëvrasjen. Irina i referon se duhet të paguajë një komision për transfertat të barabartë me 4 mijë e 500 euro.

Fabio e informon se ka paguar 4 mijë eurot e fundit që kishte për komisionet e dy transfertat. Irina referon se atyre nuk u intereson nëse janë paratë e fundit dhe se ajo duhet të paguajë  është një taksë tjetër që për bankën e Anglisë. Telefonata mbyllet duke rënë dakord  për tu dëgjuar më vonë”-thuhet  në dosje.

Si funksiononte mashtrimi?

Personat (italianet) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Si ndodhi aksidenti me vdekje pranë Gjirit të Lalzit: I preu rrugën teksa po kthehej për Hamallaj…
Previous article PAMJET E FRIKSHME/ Aksident i rëndë në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas, ndërron jetë 16-vjeçari! Makinat bëhen copash

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT