Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bëjnë të ditur burime për Euronews Albania.
Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Sakaq, në vend të saj është emëruar Adriatik Kupi, që ka mbajtur disa poste. Ai ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.


