Një grua e cila jeton në Londër, i ka habitur të gjithë me rrëfimin e saj teksa është shprehur se ish-bashkëshorti i saj, ish-dhëndri i Vladimir Putin, ka marrë vajzën e tyre të porsalindur dhe po e fsheh në Moskë.
Zhanna Volkova, një ruse e famshme e martuar me “miliarderin më të ri” të vendit, Kirill Shamalov, thotë se ajo është penguar që të takojë foshnjën, të lindur nga një nënë surrogate në tetor.
“Daily Mail” shkruan se Volkova pretendon se një bashkëpunëtor i bashkëshortit të saj tashmë të larguar, e ka paralajmëruar atë që të mos përpiqet të shohë fëmijën.
Shamalov, martesa e të cilit me vajzën më të vogël të presidentit rus, Katerina Tikhonova, përfundoi në vitin 2013, mendohet se ka mbetur i afërt me Putin.
Ndërkohë ai u martua me Volkovan në vitin 2018 dhe filluan përpjekjet për të pasur një fëmijë. Pas disa përpjekjeve jo të suksesshme me IVF, ata vendosën të lindin fëmijën me nënë surrogate.
E teksa po afrohej dita që të vinte në jetë fëmija i tyre, marrëdhënia mes Shamalov dhe Vlkova-s. u prish. Si pasojë, kjo e fundit u nis për në Londër. Agjencia e Moskës e njoftoi më vonë atë se nuk kishin më kontakte me nënën zëvendësuese, e cila mbante fëmijën e saj.
“Unë kam qenë në Londër e prekur me Covid. Sapo munda fluturova për në Moskë”, është shprehur Volkova. Kjo e fundit shkoi në shtëpinë e madhe që kishin të përbashkët në periferi të qytetit dhe e priti për tre ditë.
“Më në fund ai erdhi në shtëpi. Më tha se ka një të dashur të re, por nuk donte një divorc. Ai donte të më lëndonte”, tha 44-vjeçarja.
Sipas Volkova-s, avokatët e Shamalov i kanë kërkuar asaj që të hiqte dorë nga e drejta për të parë fëmijën e saj, por ajo ka refuzuar. Ajo ka shtuar se kishte frikë dhe ka marrë menjëherë fluturimin e parë nga Moska.
“Dëgjova që ai e quajti Anna, edhe pse kishim rënë dakord për Elizabeth si Mbretëresha. Policia ruse nuk dëshiron ta dijë, prandaj po hap çështjen këtu në Londër”, ka treguar Volkova.
Gjithashtu ajo ka shtuar se ka mësuar se Shamalov është në një lidhje me stilisten e njohur, Anastasia Zadorina, vajza e një gjenerali të lartë të FSB-së. Javën e kaluar, Zadorina ishte në Dubai në festën e 40-vjetorit të Shamalovit.
Sipas “Daily Mail”, Volkova tani jeton në Londër me motrën e saj binjake dhe me djalin adoleshent, nga një martesë e mëparshme. Ajo po divorcohet nga Shamalov dhe ka një marrëveshje paramartesore me vlerë 45 milionë paund.
“Unë jetoj me këtë foto të vogël të ekos. Dua që ajo të dijë se ka një nënë që nuk ka ikur prej saj. Ai mund të mbajë 45 milionë plandër, unë thjesht dua të shoh atë”, ka treguar 44-vjeçara.




