Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, u shpreh se kjo zonë do të jetë një hapësirë fantastike urbane në kryeqytet.
Rama u shpreh se me kthimin e ish-Bllokut në pedonale ofrohet një mundësi më e madhe për të kaluar kohë në një ambient të pastër dhe të sigurt, pa shqetësimin e trafikut.
“Duhet ti shmangemi idesë që për ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët, Kjo nuk është e vërtete, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigja. Kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë nga ku banorët, distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera’, tha Rama.
Në lidhje me parkimin e dyfishtë, Rama e përmendi atë si një element që duhet të eliminohet për të lehtësuar trafikun dhe për të krijuar mundësi më të mira për qarkullimin e makinave dhe njerëzve.
Ai gjithashtu theksoi se zgjerimi i rrugëve nuk është gjithmonë zgjidhja për uljen e trafikut, duke e krahasuar me projektin e Lungomaren në Vlorë, ku një rrugë më e ngushtë ka pasur sukses në krijimin e një hapësire më të kënd.
‘Do ju sjell rastin e Vlorës ku u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belg sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin doni një rrugë shumë më të gjerë. Faktikisht rruga në Lungomare funksionon më së miri. Fakti që shkohet më shumë në këmbë sesa makinë, fluksi i njerëzve është shumë më i madh dhe natyrisht ajo çka u tha këtu është qasja e duhur që duhet një kohë informimi dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë. Duhet të mendojmë më shumë hapësira për parkimin nëntokësor. Hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor.”-u shpreh kryeministri Rama.


