• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE VITE LUFTË/ Rama në samitin e Kievit: Mos injoroni realitetin e ri, Ukrainës mund t’i imponohet një rezultat i padrejtë
Home
Politikë

TRE VITE LUFTË/ Rama në samitin e Kievit: Mos injoroni realitetin e ri, Ukrainës mund t’i imponohet një rezultat i padrejtë

24 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, edhe pse i vetëdijshëm për peshën e vogël të vendit në vendimmarrjet e mëdha globale të gjeopolitikës, mesazhin për liderët perëndimore në lidhje me Ukrainën e ka të qartë dhe të drejtpërdrejtë. Në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një fjalim një samiti të mbledhur me liderët e BE që vizituan sot Kievin.

Në një kontrast me premtimet e përsëritura për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe dëshirën për ta parë Kievin pjesë të BE-së dhe NATO-s, kryeministri shqiptar – ndonëse i mbështet këto objektiva – theksoi se ishte thelbësore të pranohej fakti që Rusia dhe SHBA po zhvillojnë bisedime në mënyrë të pavarur.

Edi Rama tha se liderët po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, ndërkohë që me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë shumë gjëra kishin ndryshuar.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe sa shumë ne të gjithë së bashku, si Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim.”

Në fjalën e tij në Samitin për Ukrainën, Rama tha se Kievi zyrtar po lihet mënjanë në disa bisedime, dhe rreziku është që t’i imponohet një zgjidhje e padrejtë.

“Ajo që bisedova me Volodymyr dhe për të cilën doja t’ju informoja, është se e gjithë Evropa si kontinent duhet të ketë një diplomaci, Britaninë e Madhe, Turqinë, sigurisht dhe Bashkimi Evropian të kenë një pozicion unik. Duke parë SHBA-të dhe Rusinë që diskutojnë për një marrëveshje dhe lënë veçantë Ukrainën dhe nga bisedimet mund t’i imponohet një rezultat i padrejtë.

Dhe një herë tjetër i bën thirrje të gjithë liderëve evropianë, nga Londra në Ankara, që zhvillimet në Uashington t’i kenë në vëmendje.

“Ne kemi qenë prej kohësh në autopilotin amerikan. Tani autopiloti po duket i fikur. Askush nuk e di për sa kohë dhe unë besoj se është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme.”

Në fund Rama garantoi edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për çdo vendimmarrje që do të merret nga Evropa për të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTA E DIASPORËS/ Kalon mbi 177 mijë numri i emigrantëve të regjistruar, më shumë se 221 mijë kërkesa
Previous article ISH-BLLOKU DO KTHEHET NË ZONË KËMBËSORE/ Rama: Do të jetë më efikase për bizneset! Duhet menduar për parkimin nëntokësor, hapi tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

"PIKU" I SEZONIT TURISTIK/ Fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës Aktualitet

"PIKU" I SEZONIT TURISTIK/ Fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT