• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON KRYEBASHKIAKUN E HIMARËS/ Rama: Ka ngrënë dru publikisht, por…
Home
Politikë

IRONIZON KRYEBASHKIAKUN E HIMARËS/ Rama: Ka ngrënë dru publikisht, por…

30 September, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese për pastrimin e zonave bregdetare, teksa nuk e ka kursyer ironinë për kryebashkiakun e Himarës.

“Ajo që vlen të përsëritet si fakt është që kur ne e nisëm këtë rrugëtim në Shqipëri, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve. I merrnin ujërat, digjeshin në fusha shumë pranë zonave të banuara dhe faktikisht banorët e Kombinatit në Tiranë, banorët e Elbasanit apo banorët e Fierit ku sot situata është absolutisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malet e plehrave që sillnin në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik të fund ditës. Pa diskutim banorët e Durrësit e kujtojnë, por për fat të keq ka mbetur dhe në mendjen e shumë njerëzve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë fushën e mbushur me vargmale plehrash në natyrë, në Porto Romano, e cila sot është kthyer në një zonë rekreative dhe në një parqet më të mëdha urbane të Shqipërisë. Nëse 50% e plehrave mbeteshin rrugëve dhe ktheheshin në lëndë toksike mbi tokë, sot ne jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pagrumbulluar, por që sidoqoftë duhet trajtuar si problem i madh. Gjatë këtij viti është bërë një punë e jashtëzakonshme që është kurorëzuar me sezonin më shembullor turistik për sa i përket pastrimit përmes rikonceptimit të marrëdhënieve mes qeverisë dhe bashkive bregdetare, por edhe falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive.
Dua të përmend Himarën, nuk e shoh kryetarin e bashkisë së Himarës, ka rëndësi se dua të përmend si histori suksesi dhe nuk do të çuditesha fare të mos ishte këtu sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht, por shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm. I një zgjimi të befasishëm nga gjumi i kryetarit të bashkisë dhe i një pune që është pasqyrë për t’u marrë shembull nga të gjithë tanimë që tregon se sa e rëndësishme është kjo marrëdhënie dhe që secili të bëjë punën e vet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Mbahet sot seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn
Previous article "KUSH JE TI? S'KAM ARDHUR..."/ Përplasen keq Mateo dhe Kamila: Je xheloze për mua

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT