Kryeministri Edi Rama sonte është i ftuar sonte në emisionin “5 pyetja nga Babaramo” në Report Tv.
Kryeministri tha se negociatat me Greqinë, janë në rrugen e duhur por nuk ka pranuar të jape me shumë detaje por theksoi se tani Shqiperia ndodhet në një epokë të re.
Për çfarë është rënë dakord nga negociatat mes Bushatit dhe Kotzias?
Që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta.
Thatë që shpresoni të hiqet ligji i luftës, një nga çështjet është ajo e pronave, ka një dekret mbretëror. Do kalojë në Kuvend?
Do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që do ti mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të shkruajmë historinë e re.
Do ketë një traktat miqësie?
Synimi është të nënshkruajmë një dokument të partneritetit strategjik. Të gjitha çështjet që për ne kanë pasur rëndësi dhe u bënë një periudhë e nxehtë mes nesh dhe palës greke janë në tavolinë dhe po negociohen për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.
E shkuara na ka mësuar se këto çështje për arsye të caktuara, kthehen në problem mes vendeve, mes shteteve, në problem i panevojshëm.
Kur do nënshkruhen? Gjatë takimit tuaj me Tsipras?
Do të takohem në ditët në vijim me kryeministrin Tsipras, pasi do jemi në Davos. Mbetet një fazë tjetër e saktësimit të elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjëra me pas detajohet në dokumente që do të marrin vlerë qoftë ligjore qoftë edhe përsa i përket asaj që thashë të një platforme të re të partneritetit strategjik.
Do kalojë ligji në Kuvend?
Jemi në një proces, të gjitha çështjet janë në tavolinë, që nga ligji absurd i luftës, deri në çështjet që kanë të bëjnë me lehtësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë për ta. Do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që i mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të rishkruajmë një histori të re.
Një efekt i këtij dekreti është çështja çame …
E duam Greqinë një partner strategjik, sepse e shohim rrugën e të ardhmes të lidhur ngushtë. Aleatët strategjikë janë SHBA dhe BE, ndërsa partnerët strategjikë kanë të bëjnë me shkëmbim të zhvillimit ekonomik. Ne kemi partneritet strategjik dhe me Francën, SHBA. Djalli fle në detaje, për marrëveshjen me Greqinë, atë që u anulua nga Gjykata Kushtetuese, marrëveshja e detit. Do jemi në të njëjtin nivel si më parë, apo Shqipëria rikuperon terrorit?
Nëse do mbeteshim në atë nivel nuk dihet çfarë do ishim duke negociuar. Kemi bërë përgatitje shumë serioze për këtë ditë. Kemi studiuar me shumë imtësi të gjitha aspektet e kësaj marrëveshjeje. Në atë kohë ne dëshiruam të qëndronim larg politizimit, sepse mund të na çonte në një situatë me shumë rrezik nga pikëpamja e një fryme nacionaliste brenda vendit dhe preferuam t’i drejtohemi Kushtetueses. U ulëm në tryezë me një përgatitje shumë serioze, edhe seriozitet i palës greke do jetë një konstante deri në fund.


