• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Nënkryetari i PD, Gjekmarkaj: Berisha u bë sot anëtar i LSI, kurse ajo u pasurua me një “Non Grata”
Home
Intervista

INTERVISTA/ Nënkryetari i PD, Gjekmarkaj: Berisha u bë sot anëtar i LSI, kurse ajo u pasurua me një “Non Grata”

31 January, 2022 Delo.autor Intervista, Politikë

Në një intervistë për “KOHA JONË”, nënkryetari i PD-së, deputeti Agron Gjekmarkaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha sot u bë anëtar i LSI-së, kurse ajo u pasurua me një “non-grata”. Sali Berisha dhe LSI-ja pranuan sot se për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit, janë bashkë në një koalicion, të cilin e quajtën “Shtëpia e Lirisë”.

Intervista e plotë

Pyetje 1: Primaret e djeshme të Berishës, a mendoni se do ju prishin punë më 6 mars si PD?

Agron Gjekmarkaj: PD hyn në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për të fituar në të gjitha bashkitë. Këto janë zgjedhje të pjesshme me një mandat 13 mujor. Ne do të prezantohemi me kandidat cilësor, përfaqësues të denjë të komunitetit. Mos të harrojmë se të gjitha këto bashki janë pa kryetar prej ligjit të dekriminalizimit, i cili ndëshkoi aleancën e Edi Ramës me botën e krimit. Në zgjedhje çdo votë është e rëndësishme. Tani koalicionit të krimit kundër PD-së, ua bashkua edhe koalicioni “non-grata”. Unë besoj që vullneti qytetar do ta mundë agresionin atipik nën të cilin ndodhet PD-ja. Koalicioni “non-grata” i ka shpallur luftë PD-së dhe Amerikës, jo Edi Ramës. Llogarinë se kujt i shërben ky koalicion, bëjeni vetë ju të KOHA JONË.

Pyetje 2: LSI u hodh në sulm total ndaj Bashës, pas një miqësie politike të para 25 prillit. E keni tradhtuar LSI?

Pragmatizmin në politik në shërbim të kauzave nuk e kemi shpikur ne shqiptarët. Frontet opozitare i krijojnë rrethanat. Ato në vendon tonë nuk kanë munguar. LSI është një parti e majtë. Koalicioneve me të, jo pak herë PD-ja ka paguar kosto tek militantët e saj, dhe me këtë nuk dua t’u bie betejave të përbashkëta që PD-ja ka bërë me ata. Në vitin 2017 në një fushatë agresive, LSI-ja mori shumë vota të PD-së. Në 2021 këto vota u kthyen tek PD-ja. Të marresh votat e tua të vërteta nuk është tradhëti. Të sulmosh PD-së dhe Bashën nuk më duket se është tradhti e PD-së dhe e Bashës. Duhen pyetur sulmuesit për motivet dhe kush ka tradhëtuar kë?

 

 

Pyetje 3: Dyshja Berisha-Meta, a do të sjellë automatikisht në dyshe Rama-Basha?
Po ta vini re, Rama po e sulmon PD-në dhe Bashën me argumentet e Berishës, madje me shifrat e tij, megjithëse Basha është kryetar legjitim i PD-së, i njohur si i tillë nga anëtarësia e PD-së, nga institucionet dhe nga faktori ndërkombëtar. Berisha dhe Meta tanimë janë bashkë edhe zyrtarisht, jo me vetëm emocionalisht! Berisha sot u bë anëtar i LSI-së, e cila u pasurua me një “non-grata”. Rama po mbështet Berishën pa ndrojë e komplekse. Pra kemi një trekëndësh tranzicionin Berisha- Rama-Meta sëbashku, dhe PD-më e cila po ndahet nga e shkuara dhe tranzicioni në emër të së ardhmes dhe Shqipërisë. Trekëndëshi është e kaluara, është ”non-grata”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 MARSI/ Kandidati i Berishës për Durrësin: Nuk e gjeja më veten tek organizimi i Bashës, betejën e kemi me...
Previous article MBLEDHJA E KËSHILLIT PËR SIGURINË NË OKB/ Diplomatët amerikanë e rusë përplasen për situatën në Ukrainë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT