• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6 MARSI/ Kandidati i Berishës për Durrësin: Nuk e gjeja më veten tek organizimi i Bashës, betejën e kemi me…
Home
Politikë

6 MARSI/ Kandidati i Berishës për Durrësin: Nuk e gjeja më veten tek organizimi i Bashës, betejën e kemi me…

31 January, 2022 Delo.autor Politikë

Partia Demokratike që është në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha mbajti të dielën “Primaret” në gjashtë bashki, nga ku u votuan edhe gjashtë kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit. Në Durrës garën e fitoi Ardian Muka, i cili u zgjodh me 1,162 vota, ndërsa në garë ishte me Silvja Gjepalin. Me profesion Muka është inxhinier urbanist.

Në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC, Ardian Muka tha se u pozicionua krah liderit historik pasi nuk gjen më veten të përfaqësuar në PD-në e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Ndërsa ndërsa fliste për koalicionin me LSI-në që mban emrin “Shtëpia e Lirisë”, Muka përsëriti atë që tha Sali Berisha ndërsa prezantonte kandidatët, se bashkëpunimi me partinë e Kryemadhit po bëhet pasi “Rama ka konfiskuar siglën e PD-së.”

“Fakti që akoma nuk është bërë regjistrimi i statutit, ndryshimet mbahen peng nga ajo që është reforma në drejtësi, për fatin tonë të keq, Rama komandon edhe pjesën e opozitës. Një zgjedhje duhet të gjenim, t’u jepnim zë qytetarëve shqiptarë,” tha ai.

Në garën për Durrësin, Muka do të ketë përballë kryetaren aktuale të bashkisë nga radhët e socialistëve Emirjana Sakon dhe kandidatin e PD-së zyrtare. I pyetur se në cilin front e sheh betejën më të vështirë, ai tha se lufta nuk është brenda llojit dhe se synimi kryesor është fronti i majtë.

Kandidati i Berishës për bashkinë e Durrësit u shpreh i bindur për fitoren pasi, sipas tij, edhe pse Durrësi është bastion i të majtëve, qytetarët duan tashmë ndryshimin.

“Një detyrim që e ndjeja që duhej ta merrja për të përfaqësuar atë që qytetarët durrsakë e kërkojnë prej 22 vitesh. Revolta qytetare është në maksimumin e saj. Jam në kontakt me njerëzit..abuzivizmi që mbizotëron në bashki, korrupsioni në përmasa galoponte bën që të vijë nevoja për ndryshim”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGARKESË E RE KOKAINE? Artan Hoxha paralajmëron nga Belgjika: Po vjen 2 tonëshi i radhës nga Ekuadori
Previous article INTERVISTA/ Nënkryetari i PD, Gjekmarkaj: Berisha u bë sot anëtar i LSI, kurse ajo u pasurua me një "Non Grata"

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT