• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Kryeministri slloven: Shqipëria, portë aksesi për gazin e lëngshëm dhe energjinë e rinovueshme
Home
Intervista

INTERVISTA/ Kryeministri slloven: Shqipëria, portë aksesi për gazin e lëngshëm dhe energjinë e rinovueshme

7 December, 2022 s.autor Intervista, Politikë

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob në një intervistë për A2 CNN tregon se Shqipëria është e rëndësishme për Europën si një portë strategjike për gazin e lëngshëm dhe burim për energjinë e rinovueshme. Gjithashtu, ai tregon se integrimi sa më shpejt i Ballkanit Perëndimor në BE është një strategji për stabilitetin e Kontinentit.

A2 CNN: Zoti Kryeministër, cilat ishin konkluzionet e Samiti të Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe Ballkanit Perëndimor?

Golob: Ata ishin shumë, por ajo që dua të nënvizoj është se Samiti i Tiranës nga pikëpamja strategjike ishte shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Dy më kryesoret që dua t’i bëj publike, e para që bashkimi i unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor mund të na shërbejë për të bërë shumë gjëra të rëndësishme për interes të të gjithëve. Ky është konkluzioni i parë, i dyti ka të bëjë me integrimin e rajonin në familjen europiane, si një strategji që nuk është vetëm në interes ë Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu edhe të Bashkimit Europian. Ky është një rezultat që nuk u mor 6 muaj më parë në samitin e qershorit në Bruksel. Sot ishte shumë e qartë. Çdo njeri nga ne u ndërgjegjësua që është në interesin e BE-së për të integruar në union vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur.
A2 CNN: Sa e rëndësishme është për Tiranën mbajtja e këtij samiti në Shqipëri. Dhe cili është mesazhi që Sllovenia dhe Bashkimi Europian duan t’i dërgojnë qytetarëve shqiptarë?

Golob: Në fakt kjo është hera e parë e një samiti të tillë që zhvillohet jashtë territorit të Bashkimit Europian. Dhe është e rëndësishme t’iu themi që OK, e vlerësojmë punën e mirë që keni bërë deri tani në Shqipëri dhe gjithashtu vlerësojmë durimin në këtë proces në realizimin e detyrave. Prandaj ne po vijmë te ju për t’ju treguar që ju jeni pjesë e familjes sonë. Ky është një mesazh mjaft i rëndësishëm.
A2 CNN: A besoni që Shqipëria dhe rajoni do të kenë një rrugë më të shpejtë në rrugën e integrimit për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në BE. Apo duhet të presim ende me durim procesin?

Golob: Do të thosha që duke marrë shkas edhe me detyrat dhe sfidat me të cilat po jetojmë dhe bota po përballet. Europa po përballet, në veçanti me agresionin rus në Ukrainë. Të gjitha këto procese po ecin me shpejtësi. Kjo është një gjë e mirë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për stabilitetin e të gjithë kontinentit. Dhe mendoj që kjo po na shërben për t’u ndërgjegjësuar për nevojën e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, gjithashtu do të na ndihmojë që këtë ta bëjmë realitet.
A2 CNN: Në samit keni diskutuar edhe për krizën e energjisë. Si do ta ndihmojë BE-ja Shqipërinë dhe vendet e rajonit për të kapërcyer këtë krizë. A do të ketë projekte konkrete?

Golob: Po ne do ta bëjmë në dy mënyra. E para ne duhet të kujdesemi për tregun europian, të vetmin treg, sepse ju po paguani një çmim të lartë për energjinë në veçanti për shkak të asaj që ne po bëjmë, ose ndoshta për shkak të asaj që nuk po bëjmë. Për këtë arsye, ne duhet të ridimensionojmë tregun e energjisë në Europë që të arrijmë të ulim çmimin e energjisë elektrike, vendim që do të ndikojë gjithashtu edhe në Shqipëri. Kjo është mënyra e parë, e dyta ka të bëjë nëpërmjet paketës së ndihmës të BE-së për energjinë dhe gjithashtu duke ju dhënë mundësinë nëpërmjet projekteve që të përthithin fonde të tjera. Duhe të themi që tani BE-ja e ka të qartë që rajoni, në veçanti Shqipëria mund të jetë një portë aksesi për gazin e lëngshëm që e lidh rajonin edhe me Europën gjithashtu. Gjithashtu, mund të jetë edhe burim i energjisë së rinovueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE NISUR NGA BRAZILI/ Europol ndalon anijen me 5.6 ton “të bardhë”, kapte vlerën “e çmendur” në treg
Previous article GODITJA E SALI BERISHËS/ Reagon ashpër Arben Imami: Nuk ka më shtet! Jemi një territor i kontrolluar nga kriminelët...

s.autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT