• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GODITJA E SALI BERISHËS/ Reagon ashpër Arben Imami: Nuk ka më shtet! Jemi një territor i kontrolluar nga kriminelët…
Home
Politikë

GODITJA E SALI BERISHËS/ Reagon ashpër Arben Imami: Nuk ka më shtet! Jemi një territor i kontrolluar nga kriminelët…

7 December, 2022 s.autor Politikë

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, dënoi goditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së ditës së martë në Tiranë.

I ftuar në rubrikën Opinion, në News 24, Imami tha se qeveria e kryeministrit Rama e ka kthyer vendin nga një shtet në një territor që kontrollohet nga krimi i organizuar.

Sipas tij, vendi është marrë nën kontroll nga kriminelët të cilët po grabisin pronat e shqiptarëve dhe po i detyrojnë të largohen nga vendi.

“Sali Berisha menjëherë doli qetësoi situatën dhe mbajti fjalimin e tij.

Opozita dje realizoi qëllimin politik me kosto shumë të larta njerëzore. Mbajti një protestë paqësore, pro-evropiane dhe nuk u mor me çështjen e agresionit. U mor me demaskimin e problemeve të qeverisë përballë gjithë botës.

Kjo është urtësi politike, është inteligjencë, të mbash një ngjarje të tillë në ato kushte do lidership të vërtetë.

Këtu është përdorur dhunë në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i kësaj qeverie. Filloi me prishjen e pallatit të vjehrrit të Lul Bashës, vazhdoi me prishjet në Durrës, janë prishur edhe stanet e fshatarëve, kjo është dhunë.

Nuk ka asgjë për t’u çuditur në këto që ndodhin. Dhuna psikologjike, dhuna mediatike, vrasja e tjetrit si person, duke e goditur me të gjitha mjetet për ta vrarë në opinionin publik është një formë që po mbizotëron me këtë qeveri..

Edi Rama e ka kthyer këtë vend të NATO-s nga një shtet në një territor. Ky është një vend ku kalojnë drogërat. Në momentin që futet në rrugën e drogës unë nuk e di se çfarë vjen mbrapa me rrugët e drogës.

Cili është kuptimi i një qeverisjeje që nuk kontrollon territorin, e kthen në një territor të lirë për kriminelët. Ky është një territor i marrë nën kontroll nga kriminelët që grabisin pronën dhe qytetarët”, tha Imami.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Kryeministri slloven: Shqipëria, portë aksesi për gazin e lëngshëm dhe energjinë e rinovueshme
Previous article "MË FUSTE DUART..."/ Dëshmon masazhatori shqiptar që u akuzua nga 23-vjeçarja: Jam familjar, nuk do ta bëja kurr

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT