• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA E FREDI BELERIT/ Reagon ashpër Shpëtim Idrizi: O palaço i Vangjel Dules, Himara është tokë shqiptare
Home
Politikë

INTERVISTA E FREDI BELERIT/ Reagon ashpër Shpëtim Idrizi: O palaço i Vangjel Dules, Himara është tokë shqiptare

10 May, 2023 s.autor Politikë

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka reaguar në lidhje me një intervistë të dhënë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri, në një media greke.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi u shpreh se asnjë kandidat i ligjshëm nuk do të guxonte të përfshinte në platformën e tij elektorale helenizimin e Himarës.

Ai i ka bërë thirrje organeve shqiptare të drejtësisë që të nisin hetimin në lidhje me këto deklarata, pasi sipas tij, po shkelet integriteti territorial i vendit dhe Kushtetuta.

Reagimi i Idrizit

Refuzova ta mendoja si të vërtetë fillimisht intervistën e Fredi Belerit për gazetën greke Proto Thema, sepse asnjë kandidat i ligjshëm nuk do guxonte të fliste e të shtronte si platformë të tijën helenizimin e Himarës…

Intervista vazhdonte kur flisnin për Vorio Epirin si një koncept natyral e askush nuk fliste për atë faqe turpi të Republikës së Zoografit e faktit që Vorio Epiri qëndron në themel të filozofisë genocidiale ndaj shqiptarëve, konceptit të megaloidesë.

Së pari, më duhet t’i them këtij palaços së Dules se Himara është tokë shqiptare, që në kohën e mbretit Zog.

Shqiperia i ka njohur zonat minoritare të përcaktuar në Finiq e Dropull dhe Himara as ka qene e as do jetë ndonjëherë zonë minoritare, sepses atje nuk ka asnjë kontiniutet me tokë me Greqinë.

Himara ështe dheu i burrave dhe grave shqiptarë që kanë ditur të ruajnë shqiptarinë si pakkush tjetër.

Së dyti, i kujtoj këtij individi të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë të vitit 1995 dhe i dënuar me vendimin nr 224/24.9.2004 nga Gjykata e Vlorës dhe me nr 302/26.12.2006 për dhunim të simboleve kombëtare se tezat e helenizimit të Shqipërisë dhe ajo kriminale e Vorio Epirit do marrin përgjigjen e duhur nga himariotët më 14 maj.

Urgjentisht nxisim organet e drejtësisë të nisin hetimin për ide të tilla që cënojne integritetin territorial, Kushtetutën, tentojne tjetërsimit historik e kulturor të jugut të vendit tonë.

Fredis Beleris…. Akoma nuk e kuptojmë se si ka ende parti politike shqiptare që guxojnë të kandidojnë individë të tillë me të shkuar kriminale, por dimë që përballë ke gjithë ato burra dhe gra për të cilët Atdheu dhe Kombi është amaneti që i la Zoti kur i solli në tokë.

E më së fundi një thirrje vëllazërore….

Ti japim përgjigjen e merituar këtij andarti të kohëve moderne e ti vëmë fre çdo ideje të rrezikshme shoviniste të atyre që e kanë ende në duar gjakun e martirëve të Ҫamërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Aksident fatal në Itali, humb jetën 27-vjeçari shqiptar dhe plagosen dy të tjerë
Previous article "14 MAJI"/ MC Kresha në krah të Veliajt: Na bëhet zemra mal, Tirana po zhvillohet e po përparon në përmasa të mëdha

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT