Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar 56-vjeçar, ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në Treviglios dhe shqiptari ka humbur jetën gjatë kohës që punonte.
Deri më tani bëhet e ditur se shqiptari të këtë ndërruar jetë për shkak të një infarkti.
Ka qenë një nga kolegët e tij ai që e ka gjetur 56-vjeçarin të pajetë dhe të shtrirë në tokë, e më pas punonjësi ka alarmuar të tjerët.
56-vjeçari i njohur nga të gjithë si “Remo”, punonte në magazinat e kompanisë “Vimercati di Pontirolo”. Shqiptari jetonte prej vitesh në shtetin italian, ndërsa ishte i martuar dhe me dy fëmijë.


