• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INFLAMACIONI KRONIK PREK ÇDO MOSHË/ Si ta luftoni për shëndet të mirë
Home
Shëndet

INFLAMACIONI KRONIK PREK ÇDO MOSHË/ Si ta luftoni për shëndet të mirë

14 October, 2021 s.autor Shëndet

Sipas ekspertëve 3 nga 5 njerëz në botë vdesin nga sëmundje që lidhen me inflamacionin kronik. Inflamacioni kronik është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe uljes së jetëgjatësisë pasi ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës, tek diabeti, artriti apo gjendje të tjera shëndetësore.

Problemet e vazhdueshme shëndetësore mund ta ndikojnë përditshmërinë tuaj pa kuptuar, ndaj duhet të merrni masat e nevojshme mbrojtëse. Fatmirësisht ka shumë mënyra se si ju mund ta ndihmoni organizmin tuaj të jetë më i shëndetshëm çdo ditë.

Çfarë sugjerojnë ekspertët?
Sipas një raporti të publikuar nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard ka disa hapa kryesorë që duhet të ndiqni për të mbajtur larg sëmundjet kronike.

Hapi 1: Ushqimet që mundin inflamacionin
Ekspertët e Harvardit sugjerojnë konsumimin e dietave anti inflamatore me bazë ushqimet sa më natyrale e të shëndetshme. Këtu futen domatet, vaji i ullirit, perimet jeshile, arrorët, peshku dhe frutat e pasura me antioksidantë dhe vitaminë C siç janë luleshtrydhet, portokallët apo boronicat.

Hapi 2: Aktiviteti fizik
Një pjesë të madhe të kujdesit tuaj për veten dhe të përditshmërisë duhet ta zërë aktiviteti fizik. Është shumë e nevojshme që trupi të jetë në lëvizje në mënyrë që të digjni kalori dhe të mbani nivelet e inflamacioni të ulura. Ekspertët këshillojnë të merreni me ushtrime aerobike si vrapi, aerobia, kërcimi apo të tjera që e mbajnë të gjithë trupin në lëvizje.

Hapi 3: Menaxhoni peshën
Gjithnjë mbani nën kontroll kaloritë që merrni cdo ditë dhe mënyrën se si i merrni ato. Mbipesha nuk është kurrë e shëndetshme dhe prodhon klikimate pro inflamatore për organizmin.

Hapi 4: Flini gjumë
Gjumi i parregullt jo vetëm që ju vjedh përqëndrimin, por e bën trupin tuaj më të brishtë ndaj inflamacionit kronik.

Hapi 5: Lini duhanin
Duhani është një nga zakonet më të këqija që ndikojnë direkt në ngritjen e niveleve të inflamacionit që në javët e para të konsumimit. Prandaj ekspertët këshillojnë ta lini sa më parë.

Hapi 6: Largoni alkoolin
Kur vjen pun atek sëmundjet inflamatore alkooli mund të jetë miku ose armiku juaj. Nëse konsumoni një gotë verë disa herë në javë kjo mund të ndihmojë organizmin në shumë forma, por tepria me alkoolin nuk është e këshillueshme.

Hapi 7: Mundni stresin
Stresi kronik është zanafilla e të gjithë inflamacionit që ndodh në trup. Stresi i tepërt mund të çojë në probleme si artriti reumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, depresioni dhe sëmundje të tjera inflamatore./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA RESPEKTUAR..."/ Rrëfehet Aurela Hoxha: Pse e mban mister partnerin edhe pasi u bë nënë
Previous article DEL FOTO/ Ky është autori i plagosjes së dyfishtë në Tiranë, 4 vite më parë qëlloi policin

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT