Tre të arrestuar, mes tyre njëri nga dy të plagosurit dhe një tjetër i shpallur në kërkim. Ky është bilanci i plagosjes së dyfishtë pasditen e djeshme në Tiranë. Autorët e plagosjes, të dy me precedent penal janë Fatjon Palushi dhe Daniel Manushi.
Gazetarja e “ABC”, Xhensila Kodra ka siguruar foton e njërit prej autorëve të plagosjes, Daniel Manushit. 27 vjeçari është me precedent penal, pasi 4 vite më parë qëlloi me armë zjarri duke plagosur një efektiv policie, të komisariatit nr. 1, i cili në momentin që u godit ishte jashtë shërbimit. Daniel Manushi më 28 nëntor 2017 qëlloi dhe plagosi agjentin e krimeve Ermal Bregu.
Për ngjarjen e djeshme që dyshohet pas një sherri të momentit, nuk përjashtohet mundësia për cështje droge, përveç Manushit u arrestua edhe Fatjon Palushi dhe njëri nga të plagosurit, Aleksandër Nikolla, ndërsa personi tjetër që ndodhet në spital është Xhulio Vela. Në kërkim është shpallur Islam Xhetani.



