• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INFLAMACION TË RRALLË…”/ Rregullatori për Ilaçe në SHBA paralajmërim për vaksinat Pfizer dhe Moderna
Home
Jetë

“INFLAMACION TË RRALLË…”/ Rregullatori për Ilaçe në SHBA paralajmërim për vaksinat Pfizer dhe Moderna

26 June, 2021 s.autor Jetë

Rregullatori për Ilaçe në Shtetet e Bashkuara, ka shtuar një paralajmërim në vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, për inflamacion të lehtë në zemër, për ata që marrin këto doza.
Paralajmërimi këshillon mjekët, që janë duke dhënë vaksina, se ka pasur raportime për reaksione, të cilat sugjerojnë për rritje të rrezikut për inflamacion të muskulit apo qeskës së zemrës, dhe se këto simptoma janë vërejtur më shumë te burrat e rinj.

Deri më 11 qershor, më shumë se 1,200 raste janë raportuar me reaksione të tilla në Shtetet e Bashkuara, nga mbi 300 milionë doza të vaksinave që janë dhënë ka thënë Administrata për Ushqim dhe Ilaçe. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë identifikuar 309 hospitalizime nga ky lloj inflamacioni te personat nën moshën 30-vjeçare. Më shumë se 95 për qind e tyre veç janë lëshuar nga spitali.

Rregullatorët për shëndetësi në disa shtete janë duke hetuar po ashtu këtë inflamacion të lidhur me zemrën. Ekspertë për sëmundje infektive janë duke analizuar mundësitë për dhënie të një doze shtesë të vaksinës për amerikanët që kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson’s (J&J), për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të koronavirusit.

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson’s merret vetëm me një dozë. Ekspertët janë duke analizuar nëse dozat e vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Moderna, të cilat kanë qenë 95 për qind efektive kundër koronavirusit, duhet të jepen. Ende ka pak të dhëna nëse kombinimi i dozave të vaksinave është proces i sigurt dhe efektiv, ndonëse Kandaja dhe disa shtete evropiane tashmë janë duke u mundësuar njerëzve që të marrin dy doza të ndryshme të vaksinave kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton ky virus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË TRISHTA/ Kortezhi me 4 makina funerali, përcillet për në banesën e fundit familja që u shua në aksident
Previous article BURRI E TRADHËTOI ME PSIKOLOGEN 20-VITE MË TË RE/ Ndahet këngëtarja e njohur shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT