• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INDRIT PEPA U EKZEKUTUA NË MAMURRAS/ Njohja që në fëmijëri me autorin, plagosja në berberhane dhe deportimi
Home
Breaking News

INDRIT PEPA U EKZEKUTUA NË MAMURRAS/ Njohja që në fëmijëri me autorin, plagosja në berberhane dhe deportimi

7 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohet zanafilla e konfliktit të Indrit Pepës që u ekzekutua me breshëri plumbash dje në orët e para të mëngjesit në Mamurras. Mësohet se autori i vrasjes është Agron Markola, i shpallur në kërkim. Burimet bëjnë me dije se Pepa dhe Markola kanë qenë shok me njëri-tjetrin pasi njiheshin që në fëmijëri.

Konflikti dhe plagosja e para 6 viteve

Para 6 vitesh, në një lokal në Mamurras, viktima Indrit Pepa dhe Agron Markola kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku Pepa i ka thënë Markolës: “Ne jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat e njëri-tjetrin. Unë kam në shtëpi fotot e tua”.

Por 3 ditë më pas, Agron Markola dhe Azis Markola kanë dalë dhe kanë rrahur Indrit Pepën me qytën e pistoletës, duke e lënë të riun në gjendje kome.

Pas një viti, Indrit Pepa ishte në një berberhane në qytetin e Mamurrasit, kur në këtë berberhane futet Azis Markola, një nga autorët e rrahjes. Indriti në atë kohë ka qenë 20 vjeç. Burimet bëjnë me dije se Pepa ka dalë nga berberhana dhe ka marrë një armë zjarri tip pushkë, për ta rrahur Azis Markolën.

Në momentin kur Pepa hyn për të sulmuar Markolën, disa qytetarë e kanë kapur nga dora dhe e kanë mbajtur. Në përpjekje për t’u përmbajtur, një plumb është shkrepur nga arma duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët.

Ngujimi

Që nga ajo ditë, familja e Indrit Pepës është ngujuar brenda 4 mureve nga frika e hakmarrjes. Disa herë familja ka tentuar të shuajë konfliktin me Azis Markolën, por nuk ia ka arritur.

Largimi i viktimës në Gjermani

3 vite më parë, viktima Indrit Pepa ka emigruar në Gjermani ku ka kërkuar edhe azil pasi në Shqipëri kishte deklaruar se ndihej i rrezikuar. Në Gjermani, ai ka lindur një vajzë e cila sot është 3 vjeçe.

Pas 1 vit e gjysëm qendrimi në Gjermani, Indrit Pepa është deportuar në Shqipëri, pasi sipas shtetit Gjerman, Shqipëria është një vend i sigurtë, dhe Pepës nuk i rrezikohet jeta.

Vrasja e djeshme

Një natë më parë, viktima Indrit Pepa ka qenë duke pirë në një lokal me disa miq të tij. Rreth orës 04 e mëngjesit ata kanë dalë nga lokali dhe Pepa ka përcjellë miqtë e tij nëpër banesat e tyre. Është kthyer në shtëpi pasi do i linte makinën vjehrrit, i cili duhet të nisej për në Shkodër.

Kur ka zbritur nga makina, 27-vjeçari Indrit pepa ka pikasur 2 persona dhe është larguar menjëherë, por sipas familjarëve, autorët i janë vënë pas dhe e kanë qëlluar disa herë.

Indrit Pepa, kishte marrë disa plumba në këmbë dhe ishte rrëzuar përtokë. Në momentin kur kanë rënë, familjarët thonë se autorët janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se banorët e lagjes i kanë parë autorët e vrasjes por kanë frikë të flasin. Famijarët kërkojnë nga shteti që të vihet drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS TEK GJERMANIA/ Dhimbje koke për LOW: SANE braktis kombëtaren sepse...
Previous article Pastroni veshkat nga helmet dhe gurët/ Ilaç efikas nga tre përbërës

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT