DURRES- I veshur me një kostum sportiv, me duar të kryqëzuara dhe kokën ulur është shfaqur sot në sallën e gjyqit, polici nga Durrësi, i implikuar në trafikun e drogës që u arrestua dy ditë më parë.
33-vjeçari Fatmir Meço, që akuzohet të jetë pjesë e një një grupi që merrej me trafikun e drogës pritet të njihet sot me masën e sigurisë siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodjana Haxhiaj.

SKEMA QË KISHTE NGRITUR POLICI
Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike. Bashkë me të është arrestuar edhe Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, A.M., 24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, pjesë e të njëjtit grup kriminal.

Vetë i pandehuri Fatmir Meço ka pohuar gjatë seancës se është përdorues, por nuk e ka deklaruar këtë fakt kur është futur në Polici.
“Jam përdorues i kanabis sativës. Para 2.5 vjetësh kam nisur punën në polici. Kur hyra në polici nuk e deklarova qe isha përdorues droge. Kisha detyrë si polic ruajtjen e Rendit dhe qetësisë publike”.
I pyetur nga gjykatësi nëse është bërë problem për banorët, Meço është përgjigjur se ai nuk rrinte me banorët e lagjes dhe as me përdoruesit.