Mbrojtësi brazilian, Marcelo është duke kaluar momente shumë të vështira këtë sezon në Real Madrid
Ndeshje e mbrëmshme ndaj Tottenhamit, ku Reali humbi 3:1 ndoshta ishte më e dobëta e Marcelos në Ligën e Kampionëve.
Braziliani vetëm në këtë takim ka humbur topin 29 herë, diçka që nuk është parë nga ai në vitet e fundit, shkruan e përditshmja spanjolle AS.
Marcelo është jashtë formës që nga ndeshje ndaj Betisit, kur ishte lënduar dhe kishte munguar për disa javë.