Pjesë të qyteteve ukrainase Rubizhne dhe Severdonetskjanë shkatërruar në masë të madhe, e këtë e dëshmojnë edhe imazhet e reja satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies.
Bombardimet e granatimet e vazhdueshme mes forcave ukrainase dhe atyre ruse – kanë bërë që pjesë të këtyre dy qyteteve të shkatërrohen plotësisht. E ajo çfarë i shkatërroi më së shumti ishte pikërisht artileria ruse.
E pavarësisht se lagje të tëra janë bërë rrafsh me tokë, kjo nuk po i mjafton ushtrisë së Vladimir Putinit, që po vazhdon të bombardon në dy qytetet e rajonit të Donbasit.









