• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Imami, Berishës: Basha nuk po bën asgjë për bashkimin e PD-së
Home
Shqipëri

Imami, Berishës: Basha nuk po bën asgjë për bashkimin e PD-së

26 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, i është përgjigjur ish-kryeministrit Berisha në lidhje me artikulimin e këtij të fundit për bashkimin e PD-së.

Berisha në emisionin “Studio e hapur” të Eni vasilit, dy ditë më parë tha se:

“Kondita të panegocioueshme nuk shkojnë në një familje.

Le të ulen të diskutojnë.

Por të vendosin pastaj, ata duhet të kuptojnë që i takon forumeve.

Unë mendoj se Arben Imami, la një aksion për mua shumë të goditur.

-Kryetar ne ishim bashkë, na ndave, tani na bashko, ka thënë ai.

Imami ka qenë një nga më kritikët.

Por bien emocionet dhe zemërimi i ligjshëm.

Secili duhet të mbrojë investimin e tij. Unë nuk e ndihmova Bashën. Dhe jo pa qëllim nuk e ndihmova.

Unë preferova të shpreh për çdo anëtar mendimet e mia.

Por unë nuk dalë jashtë statutit të saj. Ligji duhet të na bashkojë ne.

Gjatë 23 viteve, në të gjitha ndarjet, kanë ndodhur gjithë ato bashkime.

Sali Berisha ka qenë luajal i plotë i atij vendimi”.

Arben Imami ka thënë diçka ndryshe nga ajo që ka komentuar ish-kryeministri Berisha.

Në mbledhjen e datës 21 shtator 2017, Imami ka thënë:

“Analizën ta ka bërë Berisha. Mjafton ti ta kuptosh.

Pse nuk kishim nevoje për bashkim para 6 muajsh po kemi sot? Se ti vendose kështu.

Unë jam i hapur për bashkim por duhet të japësh prova pse të besojmë Ju e keni bërë i thashë, ju keni detyrimin që ta bashkoni partinë.

Nuk është hera parë që ndodhet PD në këtë situatë. 

Sali Berisha e tregoi në 2005, arritën që të kalojë 10 vjet, problematika e ndarje etj etj edhe ishte e vetmja rrugë drejtë fitores dhe drejt qeverisjes së PD në vija prerëse””?

“CityNews.al”, kontaktoi me Arben Imamin, i cili i qëndroi edhe një herë asaj që kishte thënë në mbledhjen e Kryesisë, pra faktit, se Basha duhet të japë prova për bashkimin e PD-së. Sipas tij, ai deri më sot nuk ka dhënë asnjë të tillë.

“Sa i përket rrugës së dytë, rrugës së përpjekjeve serioze për të çuar drejt bashkimit të të gjithë demokratëve, edhe ata që kanë qenë jashtë, nuk është bërë asnjë hap.

Ndërhyrja e zotit Berisha, them që, për hir të së vërtetës, pas zgjedhjeve ka qenë i pari që e ka shtruar, Berisha, dhe kur i është rikthyer çështjes që ai ka shtruar edhe në intervistën e dy ditëve më parë, ka bërë shumë mirë, është e vetmja rrugë për ta shëndoshur PD”, tha Imami për CityNews.al.

I pyetur se a ka ndonjë hap konkret nga zoti Basha në lidhje me atë që ju keni thënë “ju e ndatë e ju duhet ta bashkoni PD”, ai tha se “nuk ka asnjë përpjekje në këtë drejtim, për atë që ai vetë e ka konsideruar çështja themelore për ekzistencën e Partisë Demokratike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Konsumimi i bananeve, ja pse duhet t'i hamë me gjithë lëkurë
Previous article Kontrolli në shtëpinë e Tahirit/ Policia gjyqësore del me provat

Redaktor2

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT