• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kontrolli në shtëpinë e Tahirit/ Policia gjyqësore del me provat
Home
Breaking News

Kontrolli në shtëpinë e Tahirit/ Policia gjyqësore del me provat

26 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Pak pasi morën vendimin nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të kontrolluar banesën ku jeton ish-ministri Saimir Tahiri, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe një ekspert kriminalist kaluan pragun e shtëpisë së tij pranë Kodrës së Diellit në orën 14:10 minuta.

Oficerët ishin deleguar nga Prokurorët e dosjes “Habilaj”, të cilët po e hetojnë deputetin për dyshimet e trafikut dhe të korrupsionit.

Me argumentin se në banesën e tij mund të gjejnë gjurmë provash që e implikojnë me të dyshuarit e arrestuar për drogë në Itali, gjyqtarja Liljana Baku pranoi kontrollin e banesës si mënyra e vetme për gjetje prove.

Megjithëse nuk kishte asgjë të befasishme tek ky kontroll, oficerët kanë pritur pak çaste në brendësi të apartamentit derisa aty mbërriti edhe i zoti i shtëpisë.

Kontrolli zgjati dy orë dhe siç thuhet në rrugë jozyrtare nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë, raporton Top Channel.

Por Saimir Tahiri nuk ishte i vetëm në shtëpi. Të gjitha veprimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore u kryen në prani të avokatit të tij.

Hapi tjetër i procesit hetimor pritet të jetë marrja në pyetje e vetë Saimir Tahirit nga Prokurorët e Krimeve të Rënda. Këtë vetë Tahiri e kërkoi të martën, përmes avokatëve të tij…të paktën në këtë pike, të dyja palët, prokurorë dhe avokatë do të jenë dakort. Sakaq nuk i janë sekuestruar as celualari personal apo laptopi  i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Imami, Berishës: Basha nuk po bën asgjë për bashkimin e PD-së
Previous article Athinë/ Sulmohet me bomba molotov rajoni i policisë (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT