• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ILAÇLI PA RECET/ Largoni kollën me anë të mjaltit
Home
Shëndet

ILAÇLI PA RECET/ Largoni kollën me anë të mjaltit

23 August, 2018 enxhi.autor Shëndet

Mjalti dhe ilaçet pa recetë duhet të jenë trajtimet e para për shumicën e personave që janë të prekur nga kolla. Antibiotikët për kollën rrallëherë duhet të merren me recetë nga mjeku, sepse në shumicën e rasteve ato ndikojnë shumë pak për të përmirësuar simptomat, thonë ekspertët e shëndetësisë.

Në shumicën e rasteve, kolla përmirësohet natyrshëm brenda dy ose tre javëve. Rekomandimet e reja nga mjekët synojnë të ndihmojnë në trajtimin e problemit të rezistencës ndaj antibiotikëve, shkruan BBC. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve po e bën infeksionin më të vështirë për t’u trajtuar, duke krijuar baktere rezistente ndaj barnave.

Një pije e ngrohtë me mjaltë, e shoqëruar me limon dhe xhenxhefil është një trajtim natyral për kollën dhe dhimbjen e fytit gjithashtu. Tashmë udhëzimet e reja të propozuara nga Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Përkujdesjen në Angli, thonë se ka disa prova që vërtetojnë se mjalti ndihmon në përmirësimin e kollës.

Medikamentet e kollës që përmbajnë pelargonium, guaifenesinë ose dextromethorphan gjithashtu mund të jenë të dobishme, thonë ata. Pacientët po këshillohen që të përdorin këto trajtime dhe të presin që simptomat të përmirësohen, përpara se të shkojnë në një mjek.

Shumica e rasteve të kollës shkaktohen nga viruset, të cilat nuk mund të trajtohen me antibiotikë dhe do të zhduken në mënyrë natyrale. Sidoqoftë, udhëzimet rekomandojnë që antibiotikët mund të jenë të nevojshëm për një kollë kur vjen si pasojë e një sëmundjeje më të rëndë ose kur një person është në rrezik të komplikimeve të mëtejshme, siç janë personat në situatë kronike shëndetësore ose që kanë imunitet të dobët.

Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën moshën 1-vjeçare sepse herë pas here përmban baktere që mund të shkaktojnë helmim te foshnjet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO RIKTHEHET MILANI I MADH/ LEONARDO vëzhgon tre SUPER TALENTE nga Brazili
Previous article MIQËSIA E PANJOHUR E ENVER HOXHËS/ Shefi i misionit anglez, i vetmi që bisedonte me diktatorin për tema të nxehta

enxhi.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT