• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 May, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

21 May, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIQËSIA E PANJOHUR E ENVER HOXHËS/ Shefi i misionit anglez, i vetmi që bisedonte me diktatorin për tema të nxehta
Home
Dossier

MIQËSIA E PANJOHUR E ENVER HOXHËS/ Shefi i misionit anglez, i vetmi që bisedonte me diktatorin për tema të nxehta

23 August, 2018 k.autor Dossier

Nga Erald Kapri

Kujtimet e Enver Hoxhës janë të mbushura me urrejtje dhe fyerje ndaj dhjetëra britanikëve që luftuan në Shqipëri. Shumë prej tyre kishin rrezikuar jetën për të sjellë ndihmë për partizanët shqiptarë, por Enver Hoxha gjithnjë dyshonte se anglezët do zbarkonin në Shqipëri për t’i rrezikuar pushtetin

Por ndryshe nga të tjerët, një britanik përbën përjashtim dhe ai është Alan Palmer, i vetmi që nuk akuzohet nga Hoxha dhe kjo për disa arsye.

Alan Palmer ishte rreth 29 vjeç kur zbarkoi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1943. Ai rridhte nga një familje e pasur angleze dhe gjyshi i tij ishte pronari i kompanisë më të madhe botërore të biskotave, Huntley&Palmers. Palmer kishte përfunduar studimet në Universitetin e Oksfordit dhe fliste frëngjisht, gjuha e huaj në të cilën Enver Hoxha mund të fliste pa përkthyes.

Pasi kaloi një dimër të vështirë 1943-1944 duke kryer dhe një akt heroizmi me shpëtimin e 3 infermiereve amerikane të bllokuara në Berat, Alan Palmer do të takohej për herë të parë me Enver Hoxhën në pranverën e vitit 1944.

Në qershor të vitit 1944 u vra në mënyrë të mistershme kreu i misionit britanik Filip Lik dhe britanikët e zëvendësuan atë me Alan Palmer, duke i dhënë edhe gradën e Lejtnant Kolonelit, sapo kishte mbushur 30 vjeç.

Palmer, i ri dhe ambicioz, ishte i vetmi oficer britanik që fitoi respektin e Enver Hoxhës dhe ai mund ta takonte atë pa nevojën e një përkthyesi. Enver Hoxha nuk pranonte asnjë tjetër për të komunikuar dhe gjithnjë komanda aleate e Mesdheut i kërkonte Palmerit të negocionte me Enver Hoxhën. Në përfundim të luftës, Palmer u bë këshilltari politik i misionit Britanik në Tiranë dhe sërish ai do të ishte i vetmi që do të bisedonte me Hoxhën për tema të nxehta.

Ai njihej për miqësinë e tij me liderët komunistë shqiptarë ndërsa kolegët britanikë evidentonin afërsinë e Palmerit me Hoxhën, shpesh duke hedhur dyshime se Palmeri ishte një mbështetës i diktatorit shqiptar.

Në vjeshtën e vitit 1945 Palmer do të largohej nga Shqipëria dhe nuk do të fliste më për Enver Hoxhën, por as ky i fundit nuk do e anatemonte si gjithë oficerët e tjerë britanikë. Besohet se ata nuk patën më kontakte ndonëse së bashku ishin takuar me dhjetëra herë duke diskutuar temat më të nxehta të luftës dhe fillimet e pushtetit pas saj. Alan Palmer, pas lufte, do të merrte në dorë fabrikën e biskotave Huntley&Palmers, më e madhja në botë. Ajo ishte krijuar që në fillim të shekullit të 19-të dhe në fillim shekullin 20-të, Huntley&Palmers ishte një ndër kompanitë më të mëdha në botë.  Miliarderi i biskotave nuk foli më për miqësinë e tij me Enver Hoxhën, miqësi që e gradoi shpejt dhe i dha vëmendjen që ai kërkonte gjatë shërbimit të tij në Luftën e Dytë Botërore, duke u dekoruar pas saj nga Mbreti Britanik për Shërbime të Shquara.

Alan Palmer duke vallëzuar me Liri Gegën në festimet e vitit të ri në Hotel Dajti, 1 Janar 1945.

Alan Palmer gjatë luftës në Shqipëri.

Alan Palmer në krye të tavolinës, në festimet e Vitit të ri, 1 Janar 1945.

Alan Palmer, si President i kompanisë Huntley&Palmers

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILAÇLI PA RECET/ Largoni kollën me anë të mjaltit
Previous article DARKA E FUNDIT ME MIQTË/ Si vdiqën në aksidentin TRAGJK dy kushërinjtë. Shoferi i kamionit thotë se …

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”: Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë... Dossier

DOSSIER/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”: Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë...

DOSSIER/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë: Më 1917, prova e një austriaku rezultoi e suksesshme, mrekullia e filmit i kish mahnitur... Dossier

DOSSIER/ Kur kryeqyteti gumëzhinte nga kinematë: Më 1917, prova e një austriaku rezultoi e suksesshme, mrekullia e filmit i kish mahnitur...

DOSSIER/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtja, që u kthye nga UBD-ja: Rojën e qëllova me qytën e pushkës, pasi kur i tregova se doja të arratisesha... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtja, që u kthye nga UBD-ja: Rojën e qëllova me qytën e pushkës, pasi kur i tregova se doja të arratisesha...

Facebook Comments

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT