• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ZHDUKUR PREJ DITËSH/ Zbardhet e shkuara e errët e Vilson Çutajt, baba i katër fëmijëve
Home
Aktualitet
Kronikë

I ZHDUKUR PREJ DITËSH/ Zbardhet e shkuara e errët e Vilson Çutajt, baba i katër fëmijëve

7 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja pa adresë e tre të rinjve Klemend Pepaj, Vilson Çutaj dhe Danjel Pepaj. Nga verifikimet e kryera, mësohet se Vilson Çutaj, kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu i Reçit në Shkodër, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Çutaj, është babai i 4 fëmijëve dhe se dënimin e mësipërm e ka marrë në 25 korrik 2018 nga gjykata e Apelit Shkodër. Sipas dosjes hetimore, rezulton se Çutaj është arrestuar fillimisht në datën 15 maj 2017, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia ka gjetur 5 thasë plastikë, ngjyrë e zezë, ku në brendësi të tyre është sekuestruar material bimor, në gjendje të tharë, me ngjyrë jeshile dhe boçe, me aromë dhe karakteristika si ajo e bimës “Cannabis sativa.”

“Kjo sasi lënde bimore është gjetur e fshehur në papafingon e katit të dytë, në një dhomë ku banonte Vilson Çutaj…” thuhet në vendimin e gjykatës.

Më tej nënvizohet se pas peshimit të materialit bimor ka rezultuar se pesha totale e lëndës së sekuestruar është 63.5 kg. Nisur nga kjo situatë është kryer në muajin Maj të 2017, Vilson Çutaj, dhe në 2018 ky person është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Por Çutaj kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu i Reçit dhe tashmë është bërë protagonist i një ngjarje akoma dhe më të rëndë.

Sot e kësaj dite, nuk ka asnjë të dhënë se ku ndodhet trupi i Vilson Çutaj, babait të 4 fëmijëve dhe mikut të tij Klemend Pepaj.

Të dhënat policore tregojnë se ai mund të jetë ekzekutuar nga i njohuri i tyre Danjel Pepaj, të cilin një ditë para ngjarjes në 1 tetor 2020, e kana dhunuar fizikisht së bashku me Klemend Pepaj.

Dyshohet se ky konflikt ka lindur për shkak të vjedhjes së një sasie droge, por është ende e paqartë se ku ndodhen trupat e pajetë dhe vetë autori i këtij krimi të rëndë. Ndërkohë I dënuar për prodhim dhe shitje droge, është dhe babai i Vilson Çutaj, Pal Çutaj./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI SHUMË TË LUMTUR. MEZI PO PRESIM..."/ Afërdita ndan emocionet e pritjes së ëmbël me këto fjalë (FOTO)
Previous article BE "PLAN MARSHALL" PËR BALLKANIN/ Ja çfarë do të përfitojë Shqipëria nga investimet miliarda euro

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT