• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VENDOSËN TRITOL NOTERES/ Zbardhet dëshmia e dy të dyshuarve në gjykatë, njëri ndryshon qëndrim
Home
Aktualitet
Kronikë

I VENDOSËN TRITOL NOTERES/ Zbardhet dëshmia e dy të dyshuarve në gjykatë, njëri ndryshon qëndrim

8 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Real Zefin dhe Korrado Katanan, të akuzuar si persona të cilët kanë vendosur lëndë plasëse në zyrën e noteres Esmeralda Dautit. Nga verifikimi i pamjeve filmike të Prokurorisë së Tiranës është fiksuar një motorr “T Max” dhe lëvizjet e tij nga zona e ish-Bllokut deri në zonën e Farkës, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pas vendosjes së eksplozivit. Katana ka implikuar gjatë dëshmisë së parë edhe shtetasin Real Zefi si bashkëpunëtor. Ndërkohë në seancën e kësaj të enjte, ai ka mohuar dëshminë e dhënë në Prokurori, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Korrado Katan: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, as të kemi marrëdhënie të tillë me Real Zefin. Deklaratat i kam bërë nën presion dhe pa praninë e avokatit”.

Ndërkohë Real Zefi përmes avokatit pranoi ligjshmërinë e ndalimit por jo vijimin e masës.

“Nuk mund të ketë një masë shtrënguese kaq të rëndë vetëm mbi thëniet e një personi, për më tepër kur ky shtetas ka ndryshuar qëndrim. Nuk provohet përfshirja në ngjarje dhe nuk është i arsyeshëm qëndrimi në burg. Kërkoj lirimin kjo edhe për shkak të rrethanave familjare. Ka një fëmijë të mitur vetëm 2-vjeç me probleme shëndetësore si dhe bashkëshorten po me probleme shëndetësore që kanë nevojë për përkujdes”.Sipas organit të akuzës, personat e mësipërm dyshohet se janë paguar për të kryer veprimin, por nuk arrin dot deri në këtë fazë të provojë se nga kush apo në cilat rrethana. Përveç Katanas dhe Zefit, në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Eno Flamuraj, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Masa ndaj Flamurajt do të caktohet veçmas për shkak të veprës penale të mbështetjes së autorëve në krim. Sipas policisë, 36-vjeçari përfshihet në ngjarje pasi Zefi e Katana kanë përdorur motorrin e tij për të lëvizur deri në zonën e Farkës, ndërsa nga aty, pasi e kanë hedhur mjetin në liqen, janë larguar me makinën tip “Audi” të Korrado Katanas.  Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 30.01.2024, në rrugën “Perlat Rexhepi”.   Të njëjtët shtetas janë të dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të ngjashme e ndodhur më 5 tetor të vitit të kaluar në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive, ngjarje po ashtu e dyshuar se ka ndodhur përkundrejt pagesës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Blinken: Shtetet e Bashkuara mbështesin krijimin e një shteti palestinez! 14 të vdekur nga...
Previous article KANABIS ME VLERË 400 MIJË PAUND/ 25 oficerë policie në Britani kapin dy shqiptarët në “shtëpinë e barit”

s.autor

Postime të ngjashme

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës Aktualitet

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në… Aktualitet

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT