• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I PREMTUAN NJË JETË MË TË MIRË/ Arrestohet çifti shqiptar në Itali, shfrytëzuan për prostitucion të renë
Home
Uncategorized

I PREMTUAN NJË JETË MË TË MIRË/ Arrestohet çifti shqiptar në Itali, shfrytëzuan për prostitucion të renë

21 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë, Uncategorized

Një çift shqiptarësh është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali. Ata u vunë në pranga mbrëmjen e së mërkurës. Bëhet fjalë për burrë e grua, respektivisht 66 dhe 55 vjeç, të cilët kanë banuar në Sarzana për një periudhë kohore.

Të dy në fakt kanë qenë të dënuar nga gjykata. Gruaja duhet që të vuajë 5 vjet burg dënim dhe 1 mijë Euro gjobë, ndërsa burri u shpall fajtor për dhunë të vazhduar dhe të agravuar seksuale. Ai duhet të vuajë dënimin me 12 vjet burg dhe pagimin e një gjobe prej 4 mijë Eurosh.

Gruaja u kap në një fushë në dalje të bashkisë së Aulla. Disa orë më vonë ata mundën të arrestonin edhe burrin. Siç shkruajnë mediat, me shumë mundësi ata do të përpiqeshin të arratiseshin e të fshiheshin, por përpjekja u dështoi.

Historia e tyre me drejtësinë nis në vitin 2009. Në Dhjetor asokohe, një vajzë e re shqiptare denoncoi çiftin. Ajo kishte shkuar në Itali pasi ata i kishin premtuar një jetë më të mirë, me shumë mundësi të punonte si kujdestare për të mbajtur bashkëshortin dhe 3 vajzat e vogla që jetonin në Shqipëri. Por sapo kishte arritur atje, ëndrrat iu shuan, pasi u detyrua që të prostituonte në provincën e La Spezia-s.

Pas këtij denoncimi, policia nisi hetimet ku u zbulua se çifti fshihej pas këtij shfrytëzimi. Çdo gjë ishte organizuar në detaje. Madje kur të ardhurat nuk ishin të mjaftueshme, ata e rrihnin vajzën.

E reja kishte jetuar prej kohësh nën terror, aq sa nuk i kishte rrëfyer asgjë edhe bashkëshortit, të cilin e kishte në Shqipëri. Pas kallëzimit, karabinierët e Sarzanas realizuan hetimet, rezultatet e të cilave u konfirmuan në disa nivele të gjykatave, duke kulmuar me një dënim të rëndë ndaj çiftit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DEFENDER 21"/ Peleshi: Të privilegjuar që jemi vendi pritës! Qytetarët kanë mundësi...
Previous article FOTOLAJM/ Yuri Kim merr armën, qëllon me mitraloz dhe pistoletë

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT