• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I PAZËVENDËSUESHËM”! ASH fjalë prekëse për Fatos Baxhakun (FOTO)
Home
Breaking News

“I PAZËVENDËSUESHËM”! ASH fjalë prekëse për Fatos Baxhakun (FOTO)

17 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit të mirënjohur shqiptar, Fatos Baxhaku, ka hidhëruar së tepërmi vendin.

Pjesë e këtij hidhërimi është bërë edhe Akademia e Shkencave, e cila ka përcjellë një mesazh ngushëllimi mjaft prekës.

“Vendi i tij në gazetarinë tradicionale dhe televizive gjatë tri dekadave të fundme ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Fatos Baxhaku krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e ASH.

Mesazhi i plotë:

Fatos Baxhaku u nda nga jeta. 😓

U nda nga jeta në mënyrë të parakohshme publicisti dhe kërkuesi shkencor Fatos Baxhaku. Për disa vite me radhë (1986-1992) Fatos Baxhaku punoi si kërkues shkencor në rrjetin e instituteve kërkimore albanologjike të Akademisë së Shkencave.

Përfundoi studimet doktorale për histori dhe botoi në gjermanisht bashkë me albanologun e mirënjohur Peter Bartl monografinë kushtuar doktrinës “cultus protectorati” të perandorisë biqefale austrohungareze për mbrojtjen e të krishterëve në Ballkanin otoman.

Vendi i tij në gazetarinë tradicionale dhe televizive gjatë tri dekadave të fundme ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Fatos Baxhaku krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë.

Ishte i pari që, me emisionin dokumentar “Jashtë bulevardit” e shpërnguli gazetarinë shqiptare nga sallat e konferencave të shtypit, ku ishte vetëngujuar, tek jeta e njerëzve të zakonshëm të popullit, të braktisur në fatin e tyre.

I ndjeri Fatos Baxhaku e përcolli dijen dhe përvojën e tij tek gazetarët e rinj edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe si editor në të përditshme të njohura.

I pabujshëm, po aq sa dhe i suksesshëm, Fatos Baxhaku do të kujtohet si njeri e profesionist i shkëlqyer, si koleg i dashur dhe drejtues dinjitoz.foto galeri

 

I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREGULLAT E REJA/ Banesat sociale, ja dokumentat që plotësohen për t'i përfituar
Previous article TËRHEQJA E VALTIN PJETRIT/ Këshilli bashkiak i Shkodrës konstituohet më 19 gusht (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT