Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një Fast Food-i në Nju Jork dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Një person i maskuar dhe i armatosur u fut duke kërcënuar punonjësit dhe madje qëlloi për vdekje arkëtaren 19-vjeçe.
Pamjet janë publikuar nga policia, ku shihet grabitësi duke ia drejtuar vazhdimisht armën punonjësve, ku epilogu i kësaj ngjarje rezultoi me vrasjen e një punonjëse dhe 100 dollarë të vjedhura.
Viktima u godit me plumb në gjoks, e pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, atje u shpall e vdekur.
Sipas policisë, grabitësi u largua nga vendi i ngjarjes, dhe po kërkon çdo informacion të mundshëm për kapjen e tij.
Madje ka ofruar një shpërblim prej 3.500 dollarësh, për çfarëdo lloj informacioni që ndihmon policinë për ta vënë prapa hekurave vrasësin.


